LAJMI I FUNDIT:

Thellohen humbjet luftarake të Rusisë – vetëm në 24 orët e fundit kalojnë shifrën e mbi 1100 ushtarëve

Thellohen humbjet luftarake të Rusisë – vetëm në 24 orët e fundit kalojnë shifrën e mbi 1100 ushtarëve

Forcat ukrainase po avancojnë gjithnjë e më shumë me sulmet e tyre në territoret ruse.

Cak i sulmeve të fundit ka qenë kryesisht industria e karburanteve me rafineritë e naftës, gjë që ka goditur ekonominë ruse.

Rusia vazhdon të kërcënojë liderët botëror kur ata gjenden për vizitë në Ukrainë - çfarë ndodh nëse njëri nga ta lëndohet ose vritet?
Lexo po ashtu Rusia vazhdon të kërcënojë liderët botëror kur ata gjenden për vizitë në Ukrainë - çfarë ndodh nëse njëri nga ta lëndohet ose vritet?

Edhe pse nga të dy palët ka humbje të mëdha si njerëzore ashtu edhe materiale, duket se Rusia nuk e ka pritur që të has në një rezistencë kaq të gjatë të ukrainasve.


Së fundmi, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka njoftuar për humbjet e Rusisë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Po vazhdojnë sulmet e ukrainasve - sërish bombardohen rafineritë ruse
Lexo po ashtu Po vazhdojnë sulmet e ukrainasve - sërish bombardohen rafineritë ruse

Siç bëhet e ditur, humbjet e përgjithshme luftarake të Rusisë në Ukrainë midis 24 shkurtit të vitit 2022 dhe 16 marsit të vitit 2024 kanë arritur në 429,580 trupa, 1160 prej tyre të vrarë ose plagosur në 24 orët e fundit.

Për më tepër, forcat mbrojtëse të Ukrainës kanë shkatërruar edhe 6,779 tanke të armikut, 12,973 automjete luftarake të blinduara, 10,606 sisteme artilerie, 1,017 raketahedhës, 719 sisteme luftarake kundërajrore, 347 aeroplanë luftarak, 325 helikopterë, 8,268 sisteme ajrore taktike pa pilot, 1,922 raketa lundrimi, 26 anije luftarake, 1 nëndetëse, 14,024 kamionë dhe cisterna karburanti, dhe 1,712 pajisje tjera speciale.

"Der Spiegel" zbardh planin e Annalena Baerbockut - Gjermania do ta furnizojë Ukrainën me raketat e fuqishme Taurus
Lexo po ashtu "Der Spiegel" zbardh planin e Annalena Baerbockut - Gjermania do ta furnizojë Ukrainën me raketat e fuqishme Taurus

Ndryshe, Ukraina ka nisur edhe procesin e rotacionit dhe zëvendësimit të njësive që kanë kryer detyra luftarake në front për një kohë të gjatë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shefi i NATO-s lë të kuptohet se ka “një strategji sekrete” në raport me Putinin

Shefi i NATO-s lë të kuptohet se ka “një strategji sekrete” në raport me Putinin

Botë
Trump konfirmon 'pauzë të menjëhershme' të tarifave për mallrat meksikane

Trump konfirmon 'pauzë të menjëhershme' të tarifave për mallrat meksikane

Amerika

"Gjithçka e mbuluar me gjak dhe kocka" - thirrja e përgjuar zbulon humbje të rënda ruse në rajonin e Kharkivit

Evropa
Meksika do të dërgojë 10,000 ushtarë në kufirin amerikan në marrëveshjen e 'pauzimit' të tarifave

Meksika do të dërgojë 10,000 ushtarë në kufirin amerikan në marrëveshjen e 'pauzimit' të tarifave

Amerika
Kremlini reagon rreth “formatit të bisedimeve katërpalëshe” të propozuar nga Zelensky

Kremlini reagon rreth “formatit të bisedimeve katërpalëshe” të propozuar nga Zelensky

Botë
Cili shtet i Evropës mund të goditet më së rëndi nga tarifat e Trumpit?

Cili shtet i Evropës mund të goditet më së rëndi nga tarifat e Trumpit?

Botë
Kalo në kategori