LAJMI I FUNDIT:

Rusia vazhdon të kërcënojë liderët botëror kur ata gjenden për vizitë në Ukrainë – çfarë ndodh nëse njëri nga ta lëndohet ose vritet?

Rusia vazhdon të kërcënojë liderët botëror kur ata gjenden për vizitë në Ukrainë – çfarë ndodh nëse njëri nga ta lëndohet ose vritet?

Javën e kaluar Rusia nisi një sulm vdekjeprurës me raketa në qytetin jugor ukrainas të Odesës, pikërisht kur kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, po vizitonte portin e Ukrainës.

“Ne dëgjuam zhurmën e sirenave dhe shpërthimeve që ndodhën pranë nesh”, tha Mitsotakis, duke theksuar se nuk kishte kohë për të arritur te një strehë.


Por, ai tha se “ne nuk do të frikësohemi”.

Ky incident nxiti zemërim ndërkombëtar për faktin se rusët goditën më pak se një kilometër larg kryeministrit grek, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

Në dy vitet që kur presidenti rus, Vladimir Putin, filloi pushtimin në shkallë të plotë të tokave ukrainase, personalitete të shumta që e vizitojnë Ukrainën janë përballur me sulme në afërsi.

Sirenat janë ndezur edhe gjatë vizitës së presidentit amerikan, Joe Biden, në Kiev në shkurt të vitit të kaluar.

Shumë nga këto sulme vranë civil ukrainas, gjë që është pjesë e operacioneve të Putinit.

Po vazhdojnë sulmet e ukrainasve - sërish bombardohen rafineritë ruse
Lexo po ashtu Po vazhdojnë sulmet e ukrainasve - sërish bombardohen rafineritë ruse

Si të tilla është e paqartë nëse këto incidente shfaqin një strategji të vetme, apo janë në të vërtetë të qëllimshme, sipas lektorit të diplomacisë dhe qeverisjes ndërkombëtare në Universitetin Loughboroguh të Mbretërisë së Bashkuar, Cristian Nitoiou.

“Patjetër, mendoj se Rusia po përpiqet të frikësojë liderët perëndimor”, tha Nitoiou.

Megjithatë, ai tha se dyshon se ekziston një plan “për të vrarë në të vërtetë ose për të synuar një politikan kyç të BE-së ose SHBA-së”.

Pra, ekziston një kërcënim i qartë.

Edhe në shkurt, një dron rus sulmoi ministren gjermane të mbrojtjes, Annalena Baerbock, në qytetin jugor të Mykolaiv, duke bërë që ajo dhe grupi i saj të largohen me vrap.

Si Nitoiou ashtu edhe Rafael Loss, bashkëpunëtor i politikës në Këshillin Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, mendon se këto ngjarje duhet të ndikojnë që të nisin diskutime intensive diplomatike me Moskën.

Kjo pasi incidente si këto sinjalizojnë se Rusia është e gatshme të përshkallëzojë konfliktin.

Çfarë ndodh nëse dikush goditet?

Imagjinoni për një sekondë nëse njëri nga këta liderë botëror goditet me të vërtetë.

Parimi i mbrojtjes kolektive të NATO-s – Neni 5 – nuk do të zbatohej në këtë rast, pasi sulmi nuk ndodh në hapësirën e NATO-s.

Por, mund të nxisë Nenin 4, ku shtetet anëtare të aleancës konsultohen me njëra-tjetrën se si t’i përgjigjen sulmit.

“Dhe nga kjo mund të lind një lloj reagimi diplomatik, politik, ekonomik, apo edhe ushtarak”, tha Loss.

Mirëpo, se si reagon një vend i prekur, mund të varet edhe nga ashpërsia e sulmit, ka deklaruar Nitoiou.

Vendet si Polonia dhe shtetet baltike të cilat prej kohësh kanë qenë të kujdesshme ndaj fqinjit të tyre shkaku i mundësisë për një konflikt më të madh, kanë më shumë gjasa të përshkallëzojnë me veprime të njëanshme.

Sipas Nitoiou, skenari më i mundshëm është që asnjë nga aleatët e Ukrainës nuk do të zgjedhë përshkallëzimin ushtarak.

"Der Spiegel" zbardh planin e Annalena Baerbockut - Gjermania do ta furnizojë Ukrainën me raketat e fuqishme Taurus
Lexo po ashtu "Der Spiegel" zbardh planin e Annalena Baerbockut - Gjermania do ta furnizojë Ukrainën me raketat e fuqishme Taurus

Me këto sulme, Rusia po teston qëndrimin e NATO-s ndaj rrezikut.  Kjo për faktin se incidentet që ndodhin gjatë kohës që liderët botëror e vizitojnë Ukrainën, janë pjesë e një strategjie të gjerë provokimesh.

“Çdo konflikt mund të përshkruhet si një lloj shpati i rrëshqitshëm drejt përshkallëzimit, por mendoj se gjatë dy viteve të fundit Rusia qëllimisht po e lyen shpatin”, tha Loss.

Ai vuri në dukje edhe momentin kur një raketë ruse mendohej se kishte hyrë në hapësirën ajrore të NATO-s mbi Poloni.

Veprime të tilla si ky duket se synojnë të manipulojnë qëndrimin e aleatëve ukrainas. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Kalo në kategori