LAJMI I FUNDIT:

Thaçi viziton QKUK-në, përgëzon mjekët për punën dhe bën thirrje për të respektuar rekomandimet e IKSHPK-së

Thaçi viziton QKUK-në, përgëzon mjekët për punën dhe bën thirrje për të respektuar rekomandimet e IKSHPK-së

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vizituar sot Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ai para medieve vlerësoi lartë punën e gjithë punonjësve shëndetësor, të cilët i përgëzoi për punën që po bëjnë.

Thaçi tha se ka dëgjuar një raport nga mjekët, ku u bind se duhet të ketë besim të plotë në stafin mjekësor dhe kapacitetin e tyre.

“Shpreh mirënjohjen më të lartë për stafin, mjekët infermierët, teknik, çdo punëtor shëndetësor, çdo punëtor i QKUK-së për punën e mrekullueshme, sepse këto ditë janë heronjtë e Kosovës dhe shembulli më i mirë për rajonin. Natyrisht me këshillat e mjekëve edhe unë e kam respektuar protokollin strikt të institucioneve shëndetësore, dhe kam pasur lëvizje të kufizuar edhe gjatë vizitës. Kam dëgjuar një raport të detajuar nga mjekët, dhe besoj se puna e këtyre mjekëve duhet të ketë përkrahjen e të gjithëve”, tha Thaçi.


Ai bëri thirrje për kujdes maksimal në kohën e pandemisë COVID-19, dhe respektim të rekomandimeve të dhëna nga institucionet shëndetësore.

“Ju ftoj të tregoni kujdes maksimal, solidaritet të ndërsjellë për qetësi dhe përmbajtje. Jam i bindur që së bashku do ta tejkalojmë edhe këtë vështirësi, këtë të keqe. Dëgjoni dhe respektoni rekomandimet e IKSHPK-së. Mënyra më e mirë për të mposhtur COVID-19 është të rrini në shtëpi. Mos dilni pa nevojë, rrini në shtëpi”, tha presidenti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Deri në ora 11:00, mbi 4 mijë bashkatdhetarë kanë votuar, prijnë Gjermania dhe Zvicra

Deri në ora 11:00, mbi 4 mijë bashkatdhetarë kanë votuar, prijnë Gjermania dhe Zvicra

Lajme
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
“Nuk kam preferencë”, Rama flet për zgjedhjet në Kosovë në një intervistë për “El Mundo”, komenton edhe Gazën dhe vendimin e Trump për USAID

“Nuk kam preferencë”, Rama flet për zgjedhjet në Kosovë në një intervistë për “El Mundo”, komenton edhe Gazën dhe vendimin e Trump për USAID

Lajme
Humb jetën një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij

Humb jetën një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij

Kronika e Zezë
MPJD: Të gjitha qendrat e votimit jashtë vendit janë hapur sipas kohës së planifikuar

MPJD: Të gjitha qendrat e votimit jashtë vendit janë hapur sipas kohës së planifikuar

Lajme
QMK: Në 24 orët e fundit kemi pranuar 2028 thirrje nga qytetarët, alarmuan dhe për vendosjen e bombave në shkolla

QMK: Në 24 orët e fundit kemi pranuar 2028 thirrje nga qytetarët, alarmuan dhe për vendosjen e bombave në shkolla

Lajme
Kalo në kategori