LAJMI I FUNDIT:

Thaçi për takimin me Erdoganin: Turqia është një partnere strategjike e Kosovës

Thaçi për takimin me Erdoganin: Turqia është një partnere strategjike e Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë ditës së sotme në Stamboll është takuar me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, me të cilin sipas Thaçit, kanë zhvilluar një bisedë produktive.

Presidenti Thaçi nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, shprehet mirënjohës për mikpritjen e ngrohtë që i bëri Erdogan.

Postimi i plotë i Thaçit.


“Mirënjohës për mikpritjen e ngrohtë nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, si dhe për bisedën produktive për të gjitha çështjet me interes të përbashkët, përfshirë bashkëpunimin dypalësh, çështjet rajonale dhe globale. Turqia është një partnere strategjike, e cila ka mbështetur forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës”, ka shkruar Thaçi, transmeton Telegrafi.

Në takimin e sotëm ishte prezent edhe lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, kurse takimi u zhvillua në rezidencën presidenciale Vahdettin në Stamboll.

Thaçi takohet me Erdoganin në Stamboll
Lexo po ashtu Thaçi takohet me Erdoganin në Stamboll

Thaçi, ka realizuar udhëtimin e parë jashtë shtetit, në Turqi, prej fundit të qershorit të këtij viti kur Gjykata Speciale propozoi aktakuzë ndaj tij. Derisa ishte nisur nga Prishtina për në Vjenë e pastaj do të shkonte në SHBA, Presidentit iu ndalë në gjysmë rrugëtimit drejt Shtëpisë së Bardhë  pasi Specialja lëshoi njoftim se ka propozuar aktakuzë ndaj Thaçit /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Kosova kërkon statusin e mysafirit special në Këshillin e Evropës

Kosova kërkon statusin e mysafirit special në Këshillin e Evropës

Lajme
Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori