LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Pavarësia, zgjidhja më e mirë edhe për SHBA-në dhe BE-në

Thaçi: Pavarësia, zgjidhja më e mirë edhe për SHBA-në dhe BE-në

Pavarësia e Kosovës është zgjidhja më ë mirë për SHBA-në dhe BE-në, ka thënë anëtari i Ekipit të Unitetit të Kosovës, Hashim Thaçi, në prag të raundit të gjashtë dhe të fundit të bisedimeve më Beogradin, në Baden të Austrisë.

“Jemi të gatshëm për pavarësi si dhe që ta sjellim vendimin për këtë. Shpresojmë që, së shpejti, bashkësia ndërkombëtare, SHBA-ja dhe BE-ja, të jenë të gatshme që të na pranojnë si shtet të pavarur”, ka thënë Thaçi.

Duke konstatuar se takimi treditor, në Baden, është i fundit, Thaçi ka thënë se, si kryeministër i ardhshëm i Kosovës – në këtë detyrë – do të bëjë gjithçka që Kosova të bëhet e pavarur.

“Kosova, si shtete i pavarur, sjell paqe dhe stabilitet në rajon dhe do të ketë marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët. Pavarësia është zgjidhja më ë mirë edhe për SHBA-në dhe BE-në”, ka thënë Thaçi për mediet e mbledhura para takimit të Badenit.