LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Në fund të procesit me Serbinë duhet të ndodh njohja reciproke

Thaçi: Në fund të procesit me Serbinë duhet të ndodh njohja reciproke

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në një konferencë për media ka folur për fillimin e fazës së fundit të dialogut për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Duke folur rreth takimit të fundit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe përfaqësuesen e BE-së, Federica Mogherini, Thaçi u shpreh se ky takim ka qenë bashkëpunues në kërkimin e modaliteteve dhe opsioneve se çfarë mund të arrihet në këtë proces por edhe për të parë se çfarë është e pamundur në këtë proces.

“Ky ishte vetëm një takim, në javët dhe muajt e ardhshëm në takimet e tjera do të diskutohet substanca e marrëveshjes përfundimtare. Në këtë takim është folur vetëm për kornizën e marrëveshjes, asgjë tjetër”, u shpreh Thaçi, duke shtuar se presin që së shpejti të mbahet takimi i radhës.


Presidenti Thaçi, shtoi se marrëveshja përfundimtare do të jetë ligjërisht, ndërkombëtarisht obliguese për të gjitha palët, shkruan Telegrafi.

Ai ka kërkuar që mes partive politike në Kosovë, të arrihet sa më shpejtë një konsensus sa më i gjerë për dialogun.

“Ftoj edhe ekspertët, akademikët, shoqërinë civile edhe mediat që të bëhen pjesë e këtij diskutimi”, tha Thaçi.

Ai shtoi se është i gatshëm që t’i adresohet Kuvendit të Kosovës për të informuar deputetët dhe qytetarët për këtë fazë përfundimtare të dialogut.

“Në fund të fundit marrëveshja do të dërgohet në Kuvendin e Kosovës për të marrë vulën nga të zgjedhurit e popullit”, tha Thaçi.

Thaçi shtoi se bisedimet në këtë fazë finale ashtu siç kanë filluar pret të jenë të rënda dhe të vështira.

“Është një konflikt për më tepër se një shekullor që pritet të përmbyllet me marrëveshje paqësore, të normalizimit, pajtimit dhe njohjes reciproke. Arritja e marrëveshjes gjithëpërfshirëse me Serbinë është e domosdoshme për synimin tonë që të bëhemi shtet anëtar i OKB-së, integrimin e Kosovës në NATO dhe BE-në”, theksoi Thaçi.

Ai shtoi se në fund të procesit duhet të ndodh njohja reciproke, përndryshe këto negociata do të ishin të pakuptimta. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Lajme
Donika Gërvalla voton në Gjermani

Donika Gërvalla voton në Gjermani

Lajme
Vendosja e kamerave, KQZ: Sigurohet nivel i lartë i mbikëqyrjes, integritetit dhe mbrojtjes së procesit zgjedhor

Vendosja e kamerave, KQZ: Sigurohet nivel i lartë i mbikëqyrjes, integritetit dhe mbrojtjes së procesit zgjedhor

Lajme
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
Koalicioni për Kosovën Fituese mbajti tubimin përmbyllës në Pejë, Haradinaj: Kosova foli, po 137

Koalicioni për Kosovën Fituese mbajti tubimin përmbyllës në Pejë, Haradinaj: Kosova foli, po 137

Lajme
“Nuk kam preferencë”, Rama flet për zgjedhjet në Kosovë në një intervistë për “El Mundo”, komenton edhe Gazën dhe vendimin e Trump për USAID

“Nuk kam preferencë”, Rama flet për zgjedhjet në Kosovë në një intervistë për “El Mundo”, komenton edhe Gazën dhe vendimin e Trump për USAID

Lajme
Kalo në kategori