LAJMI I FUNDIT:

​Thaçi: Kurti ishte kundër UÇK-së, NATO-së – nuk ka as shokë të burgut e as shokë të luftës

​Thaçi: Kurti ishte kundër UÇK-së, NATO-së – nuk ka as shokë të burgut e as shokë të luftës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka akuzuar rënd liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, duke e quajtur si person që ishte kundër UÇK-së, NATO-s, pavarësisë së Kosovës, por që dëmtoi edhe procesin e liberalizimit të vizave.

Duke iu përgjigjur deklaratave të Kurtit i cili ditë më parë e kishte akuzuar se në Gjykatën Speciale ka folur për shokët e tij të luftës, Thaçi tha se lideri i VV-së, nuk ka shokë as të burgut e as të luftës.

“Më vjen keq që Albin Kurti nuk ka as shokë të burgut e as shokë të luftës. Ai nuk ka qenë pjesë e rezistencës as për liri as për pavarësi në përjashtim që është dorëzua autoriteteve të Serbisë dhe ka refuzuar të jetë pjesë e UÇK-së dhe pastaj i është dorëzuar drejtorit të Burgut dhe organizimi i konferencës e mediave për Kurtin në burg në Serbi ku të tjerët i sakatonin dhe i vrisnin në burgje, është i njëjti në shërbim të së keqes”.


“Nuk kam ndonjë opinion, por ka gjithmonë çdo veprim që e ka bërë ka qenë në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve dhe veprimet shtetërore. Është një njeri që e ka quajtur NATO-n okupatore, ka qenë kundër shpalljes së pavarësisë dhe ka protestuar dhe e ka dëmtuar edhe procesin e liberalizimit të vizave”, tha ai në Debat Plus të RTV Dukagjinit.

Në trend Lajme

Më shumë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Drejtësi
Kalo në kategori