Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur lidhur me krimet serbe dhe marrjen e tij në pyetje nga Gjykata e Hagës.
Lidhur me atë nëse janë dokumentuar krimet serbe, Presidenti Thaçi theksoi se gjenocidi, spastrimi dhe masakra serbe mbi shqiptarët është e dokumentuar dhe fajtor është shteti serb.
Sa i takon marrjes në pyetje në Hagë, Thaçi theksoi se nuk ka asnjë akuzë politike ndaj tij, por gjithçka ka ndodhur për luftën e UÇK-së.
“Definitivisht jemi treguar të aftë, sa i përket krimeve serbe. Ne kemi dëshmuar shumë qartë këto krime. Rreth 500 mijë shqiptarë janë keqtrajtuar nga serbët. Edhe vetë shefi i OSBE ka dëshmuar para botës se në Kosovë po ndodhin krime. Krimet serbe janë dëshmuar. Unë jam ftuar si të gjithë ushtarët e luftës. I jam përgjigjur interesimit të tyre. Ka qenë gjithçka transparente. Kam qenë në cilësinë e të dyshuarit. Nuk kam pasur ndonjë gjë të keqe për të dëshmuar, përveç vlerave të luftës. Kemi pasur një rrethanë që është imponuar jo vullnetshëm, themelimin e dhomave të specializuara. Asgjë nuk më sfidon përballë interesit të shtetit të Kosovës për të ruajtur marrëdhëniet e mira me SHBA dhe BE”, tha Thaçi në News24.
“Tribunali i Hagës ka pasur 17 vite kohë, që kur nisi dhuna masive ndaj shqiptarëve, që të ballafaqohet me krimet serbe. Edhe gjenocidi, edhe spastrimi ekonomik e 400 masakra janë të dokumentuara. Dhuna në Kosovë nga ana e Serbisë, gjenocidi, ka adresë, është shteti i Serbisë, jo individë. Ata kanë funksionuar si shtet, Parlamenti, qeveria, shtabi, policia, ushtria, etj, etj. Unë besoj se një ditë rrëfimi im në gjykatë do të jepet hapur, ku do të mund ta dëgjojnë të gjithë ballafaqimin tim. Jam pyetur për gjëra që ata kanë menduar se i di. Kanë qenë gjëra që ne bashkë i kemi kërkuar dhe gjetur edhe në google. Unë nuk kam pasur asnjë akuzë politikisht, por vetëm për rolin tim në luftën e UÇK”, tha presidenti Thaçi.
Thaçi ka zbuluar në News24 se në momentin kur është njoftuar për aktakuzën e Prokurorisë Speciale në Hagë ka qenë në fluturim për në SHBA.
Thaçi thotë se atë ditë qershori ishte nisur për në Uashington për takimin Kosovë-Serbi teksa në Vjenë u njoftua saktësisht për aktakuzën, pasi kishte udhëtuar nga Tirana në Vjenë dhe prej andej do merrte avionin për në SHBA.
Pas këtij njoftimi, Thaçi thotë se do ishte joetike nga ana e tij të vijonte më tej dhe të vazhdonte me takimin e rëndësishëm Kosovë-Serbi.
”Isha në fluturim për në SHBA. Nga Tirana për Vjenë, nga Vjena në Uashington. S’kishte asnjë kuptim të vazhdoja. Ishte jo etike nga ana ime të vijoja për në Uashington. Në Vjenë isha saktësisht”, tha Thaçi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi
Arrestohen dy persona për lëndimin e rëndë trupor të një 23-vjeçari në Ferizaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite