LAJMI I FUNDIT:

Thaçi e quan të mrekullueshëm aksionin në veri, tregon kush e njoftoi Serbinë për aksionin (Video)

Thaçi e quan të mrekullueshëm aksionin në veri, tregon kush e njoftoi Serbinë për aksionin (Video)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se palën serbe për aksionin e policisë në veri e njoftuan ndërkombëtarët.

Thaçi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se aksioni i Policisë së Kosovës në veri ishte i mrekullueshëm.

Ai ka thënë se është shumë e thjeshtë për të kuptuar se kush ka njoftuar palën serbe për këtë aksion.


“Institucionet e Kosovës bashkëpunojnë me instancat ndërkombëtare. Instancat ndërkombëtare për të mos ua prishur qejfin palës serbe i informojnë autoritetet e sigurisë atje për këto aksione. Kjo është e vërteta”, tha ai përcjell Telegrafi.

Presidenti i Kosovës thotë se aksionin e ka bërë Policia e Kosovës dhe kanë pasur gjithë mbështetjen e institucioneve.

“Kanë pasur mbështetjen time, të krye parlamentarit Veseli, të kryeministrit Haradinaj dhe të gjitha dikastereve institucionale. Edhe njerëzit e hetuesisë kanë bërë një punë të mrekullueshme, po ashtu edhe prokuroria, por pa një vullnet politikë nuk do të bëhej”.

“Nuk ka qenë aksion i drejtuar kundër serbëve. Ka qenë aksion kundër krimit korrupsion dhe ka qenë aksion për rend dhe ligj. Janë atakuar edhe serb edhe shqiptarë e po ashtu edhe boshnjak. Aksioni nuk ka qenë vetëm në veri por edhe ne Skenderaj e tërë Rajonin e Mitrovicës”, tha ndër të tjera Hashim Thaçi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Operatorët e linjës Podujevë-Prishtinë protestojnë në kryeqytet, akuzojnë komunën për “hakmarrje”

Operatorët e linjës Podujevë-Prishtinë protestojnë në kryeqytet, akuzojnë komunën për “hakmarrje”

Lajme
Në takimin e Osmanit me Këshillin e Atlantikut të Veriut të NATO-s, pjesëmarrëse edhe Ukraina e Armenia

Në takimin e Osmanit me Këshillin e Atlantikut të Veriut të NATO-s, pjesëmarrëse edhe Ukraina e Armenia

Lajme
Kalo në kategori