Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në tubimin qytetar në Mejë të Gjakovës për shënimin e 27 Prillit – Ditës së të pagjeturve të Kosovës.
Presidenti Thaçi ka thënë se Dita Ndërkombëtare e Personave të Pagjetur në botë shënohet më 30 gusht, por në Kosovë ajo me të drejtë shënohet më 27 prill, në ditën kur forcat ushtarake dhe policore serbe vranë dhe masakruan 377 qytetarë të pafajshëm në Mejë të Gjakovës.
“Sakrifica dhe dhimbja e madhe e Mejës është ajo që përmbylli Javën e të Pagjeturve dhe të viktimave të terrorit shtetëror serb anekënd Kosovës, si në Qirez e Likoshan, në Prekaz, Reçak, Krushë, Izbicë, Rezallë, Çikatovë, Poklek, Qyshk e kudo ku pësuan banorët e pafajshëm në vitet e luftës. Liria dhe pavarësia e Kosovës në themelet e saj ka gjakun dhe jetën e dëshmorëve dhe martirëve. Prandaj për dëshmorët dhe martirët e Kosovës nderimi institucional është i përjetshëm”, u shpreh presidenti Thaçi.
Ai tha se do të përkulemi gjithmonë me respekt dhe pietet të thellë para secilit dëshmor dhe martir.
“Liria, demokracia dhe çdo vlerë e ndërtuar me mund dhe sakrificë në Kosovën e lirë, nuk është e plotë pa dënimin e kriminelëve për personat e vrarë, të masakruar dhe pa zbardhjen e fatit të të zhdukurve dhe të varrosurve brenda dhe jashtë Kosovës”, tha presidenti Thaçi.
Kreu i shtetit tha se e vlerëson punën e të gjitha institucioneve vendore dhe ndërkombëtare që kanë bërë deri më tani për zbardhjen e fatit të të pagjeturve. Por, sipas tij, familjet e personave të pagjetur me të drejtë kërkojnë që të bëhet më shumë për zbardhjen e së vërtetës për më të dashurit e tyre.
“Ata me të drejtë kërkojnë ta dinë përfundimisht se kush kanë qenë urdhërdhënësit zyrtarë dhe ekzekutuesit e krimeve në periudhën 1998-1999. Institucionet vendore, shoqatat dhe komisionet për personat e pagjetur kanë bërë aq sa kanë lejuar kapacitetet e tyre në këtë drejtim. Përpjekjet për të ndriçuar çdo rast të krimit mbi civilët e pafajshëm nuk do të ndalen asnjëherë. Por, ajo çka mbetet jashtë mundësisë së ndikimit të institucioneve tona, i takon bashkësisë ndërkombëtare që të ushtrojë trysni serioze tek Beogradi zyrtar, i cili posedon arkivat dhe të dhënat e sakta të veprimeve të ushtrisë dhe policisë serbe”, shtoi presidenti Thaçi.
Në fund, presidenti Thaçi tha se Kosova dhe qytetarët e saj kanë një orientim të qartë politik e strategjik dhe integrimi në BE, në NATO dhe OKB është vizioni dhe ardhmëria e Kosovës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëShkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza
"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta
Osmani në Washington, Presidenca: Është ftuar në Lutjet e Mëngjesit, do të takohet me zyrtarë të administratës amerikane dhe kongresistë
Supremja rrëzon vendimin e PZAP-it ku kishte dënuar me shtatë mijë euro koalicionin Listën për Familje
Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit
"Politika për barazi, jo paga për riprodhim", aksion simbolik me tym të kuq para Kuvendit të Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?