LAJMI I FUNDIT:

Tetë punonjës të Qendrës për Shëndet Publik në Gostivar, në izolim 14 ditor

Tetë punonjës të Qendrës për Shëndet Publik në Gostivar, në izolim 14 ditor

Tetë të punësuarit në shërbimin epidemiologjik të Gostivarit do të qëndrojnë në izolim 14 ditor. Një ditë pasi një punonjës rezultoi pozitiv me Covid 19 në këtë institucion, sot mostra u janë marrë edhe punonjësve të tjerë. Nuk dihet ende kur do të hapet Qendra për Shëndet Publik, por drejtori i Spitalit të Gostivarit thotë testimet do të vijojnë në hapësira të veçanta në Spital. Spitali i Gostivarit, po ashtu kujdeset edhe për shëndetin e afro 240 personave të ardhur nga jashtë që janë izoluar nëpër hotelet e Mavrovës, ku po ashtu, ditë më parë janë lajmëruar dy persona me temperaturë të rritur.

“Shpresoj se së shpejti ai institucion do vihet në shërbim, edhe pse një pjesë e spitalit që është afër atij institucioni i është dhënë në shërbim dhe punonjës të tjerë të institucionit vazhdojnë me marrje të testeve në afërsi të institucionit epidemiologjik këtu në Gostivar. Tash kemi dy raste që janë lajmëruar dhe të dy pacientët kanë qenë me temperaturë 37.4 gjegjësisht 37.3 që të dy janë hospitalizuar këtu dhe iu është marrë testi, konkretisht ai që u soll mbrëmë sot në orën dhjetë i është bë testi dhe do verifikohet, mirëpo kryesisht ata janë persona të ardhur nga jashtë dhe nuk janë të komunës së Gostivarit – deklaroi Jakup Jakupi, drejtor i Spitalit të Gostivarit.

Kreu i Komunës së Gostivarit Arben TAravari kërkon nga Ministria e Shëndetësisë që të shtojë numrin e testimeve të banorëve të Gostivarit.


“Duhet të bëhen sa më shumë testime. Duhet Ministria urgjentisht të furnizohet me teste të shpejta sa më shpejtë. Që sa më shumë njerëz që kanë simptome të shkojnë të testohen dhe menjëherë të marrin rezultatet. Në Gostivar deri më tani janë testuar shtatëdhjetë apo tetëdhjetë njerëz që është shumë pak – tha Arben Taravari, Kryetar i Komunës së Gostivarit.

Sipas Taravarit, banorët e Gostivarit kryesisht i respektojnë masat, por bën apel për kujdes të veçantë gjatë dy javëve të ardhshme. Pavarësisht apeleve, disa qytetarë vijojnë të mos i respektojnë rekomandimet.

Në 24 orët e fundit, orën policore në Gostivar nuk e kanë respektuar 2 persona. Për momentin në këtë qytet 219 persona janë në izolim ndërsa 36 në karantinë me rekomandim të inspektoratit shtetëror të shëndetësisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori