LAJMI I FUNDIT:

Termokos shkyç nga rrjeti Qendrën e Studentëve

Termokos shkyç nga rrjeti Qendrën e Studentëve

Ekipet e “Termokosit” të hënën shkyçën nga sistemi i ngrohjes qendrore Qendrën e Studentëve të Universitetit të Prishtinës. Kjo pasi që borxhi i grumbulluar, i këtij institucioni llogaritet të jetë 274 mijë euro.

Megjithatë udhëheqës të shërbimit financiar në Qendrën e studentëve kanë deklaruar se ky nuk duhet të jetë ndonjë shqetësim për studentët meqë ky institucion tashmë ka sistemin e vet të ngrohjes.

“Qendra e studentëve ka sistemin e vet të ngrohjes kështu që studentët nuk duhet të shqetësohen me këtë shkyçje”, tha udhëheqësi i shërbimit financiar në Qendrën e studentëve, Avdulla Hoxha, duke shtuar se pjesa e borxhit ndaj “Termokos”-it ka mbetur për shkak se kjo ngrohtore nuk I ka plotësuar kërkesat e qendrës për ngrohje. /Telegrafi/