LAJMI I FUNDIT:

Termokos: Nuk ka ngrohje nga 15 tetori

Termokos: Nuk ka ngrohje nga 15 tetori

Ndërmarrja për ngrohje, Termokos ka njoftuar se është gati me përgatitjet e nevojshme për fillimin e sezonit dimërorë si nga ana e stabilimenteve prodhuese ashtu edhe atyre të shpërndarjes, por se ka vendosur të shtyjë fillimin e lëshimit të ngrohjes për shkak të motit të mirë që është duke mbretëruar këto ditë .

“Duke u bazuar në Diagramin rrëshqitës të temperaturave, i aplikueshëm për Zonën e Mesdheut dhe në bazë të parashikimeve për temperaturat e jashtme gjatë muajit tetor, Ngrohtorja e Qytetit edhe pse është plotësisht e gatshme për startim të sezonit ngrohës, njofton konsumatorët se prolongon përkohësisht fillimin e sezonit ngrohës 2008/2009, deri në momentin e rënies së temperaturave të jashtme”, thuhet në komunikatën e kësaj kompanie./Telegrafi/