LAJMI I FUNDIT:

Terminali i ri i Aeroportit merr çmim për dizajn

Terminali i ri i Aeroportit merr çmim për dizajn

Shoqata Turke e Ndërtimeve të Çelikut në mbledhjen e jurisë të premten në Altunizade jep çmimin për arritjen e cilësisë së kërkuar në projektin e Terminalit të ri. Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” Limak Kosovo.

Në shqyrtimin e specifikimit ‘’Cilësitë e kërkuara në projekt’’ projekti i Terminalit të Ri të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, projekti i Objektit Qendror Kayalar Kimya Yönetim ve Ar-Ge, dhe projekti i Ndërtimit të Terminalit Kombëtar Adnan Menderes Izmir kanë fituar çmimin e ‘’ Ndërtimeve Kombëtare të Çelikut 2014’’ pa ndonjë renditje nga ana e jurisë.

Në shqyrtimin e Jurisë janë marrë bazë kriteret e kualitetit dhe teknologjisë së çelikut dhe përshtatja e tyre me projektimin e arkitekturës, niveli i origjinalitetit, përshtatja e arkitektures me sistemet e ndryshme (fasadës, ndarjeve, sistemet e instalimeve dhe sistemet e qarkullimit), leximet e konstrukcioneve te çelikut, pohimin e përparësisë së çelikut, niveli i integrimit të çelikut me sistemet tjera, përshtatja e ndërtimit me ambientin, niveli i funksionalizimit dhe veçoria e fleksibilitetit, përshtatja e nivelit të standardeve të çelikut me ligjet-rregulloret kombëtare-ndërkombëtare të teknologjisë së materialit të çelikut, inkurajimi i përdorimit të çelikut në objektet e ndërtuara në shtetin tonë si dhe përdorimi i kritereve të ngjajshme.


Kjo shoqatë kishte marrë për bazë eksperiencen pozitive të vitit 2013 dhe kishte shqyrtuar 11 projekte pjesëmarrëse për këtë çmim. /Telegrafi/