LAJMI I FUNDIT:

Tentoi të shiste një pronë të paluajtshme pa dijeninë e pronarit, policia arreston të dyshuarin

Tentoi të shiste një pronë të paluajtshme pa dijeninë e pronarit, policia arreston të dyshuarin

Policia e Kosovës ka njoftuar se me datën 15 korrik 2020 ka intervistuar një person të dyshuar lidhur me veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 390, “Mashtrimi” nga neni 323 dhe “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” nga neni 395 i KPRK-së.

Sipas njoftimit, më datë 03.07.2020 në Policinë e Kosovës është raportuar për një rast të shitjes së një prone të paluajtshme, pa dijeninë e pronarit, për shumën në vlerë prej 203,000.00€.

Pas pranimit të kësaj informate, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), gjegjësisht Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Prishtinë, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për identifikimin dhe arrestimin e person/ave të dyshuar, ku dhe si rezultat është bërë identifikimi i personit të parë të dyshuar i cili dyshohet se ka kryer veprat penale të lartë cekura.


“Lidhur me rastin, është bërë intervistimi i personit Sh. H., ku i njëjti është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin kompetent të njëjtit i është lëshuar vendim për ndalim për 48 orë.

Po ashtu lidhur me rastin janë duke u zhvilluar hetimet edhe ndaj tre të dyshuarve të tjerë të cilët dyshohet se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale të lartcekura”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

Lajme
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Lajme
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
Arrijnë votat e para nga diaspora

Arrijnë votat e para nga diaspora

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Lajme
Kalo në kategori