LAJMI I FUNDIT:

Tentoi të futej në uzinën e Gramshit, në çantën e rusit 24-vjeçar u gjet një aparaturë spiunazhi: Çfarë u zbulua në çipe?

Tentoi të futej në uzinën e Gramshit, në çantën e rusit 24-vjeçar u gjet një aparaturë spiunazhi: Çfarë u zbulua në çipe?

Në çantën e 24-vjeçarit Mikhail Zorin është gjetur një aparaturë spiunazhi. Në çipet e kësaj pajisje janë zbuluar disa foto të uzinës ushtarake të Gramshit të kryer gjatë dy ditëve të fundit. Tre shtetasit e huaj që paraprakisht dyshohet të jenë përfshirë në spiunazh, kanë hyrë në vendin tonë një javë më parë, dhe në Gramsh kanë qëndruar gjatë 2-3 ditëve të fundit.

Megjithatë, në dëshminë e tyre, ata i kanë thënë policisë se ishin fotografë dhe se fotot që shkrepin i publikojnë në llogarinë e tyre në Instagram ku postojnë kryesisht foto dhe video të ish bazave ushtarake të Bashkimit Sovjetik.

"Jemi blogerë, fotografojmë ish-baza ushtarake..." - çfarë dëshmuan dy rusët dhe ukrainasi i arrestuar pas incidentit në uzinën e armëve në Gramsh
Lexo po ashtu "Jemi blogerë, fotografojmë ish-baza ushtarake..." - çfarë dëshmuan dy rusët dhe ukrainasi i arrestuar pas incidentit në uzinën e armëve në Gramsh

Ata kanë thënë se fotografojnë kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti.


Gjithashtu ata kanë treguar se kanë fotografuar bunkerë dhe tunelë të nëndheshëm, si dhe vende të uzinës, territore të braktisura,

Policia e Gramshit informoi se grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj dhe se për këtë ngjarja janë angazhuar Departamenti i Policisë Kriminale dhe Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit dhe po koordinohen veprimet me Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. /abcnews.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
A2: Plan për vrasjen e Albin Kurtit, i dyshuari ekspert në përdorimin e snajperit

A2: Plan për vrasjen e Albin Kurtit, i dyshuari ekspert në përdorimin e snajperit

Lajme
Kalo në kategori