LAJMI I FUNDIT:

Tentim për vjedhje në një pompë të benzinës në Shkup

Tentim për vjedhje në një pompë të benzinës në Shkup
Foto: Ilustrim

Dy persona të maskuar mbrëmë kanë tentuar të kryejnë vjedhje në një pompë benzine në vendbanimin Ilinden në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga MPB-së informojnë se i punësuari në pompën e benzinës i ka vërejtur personat, të cili ka poseduar dhe armë, e ka mbyllur derën e pompës së benzinës. Pasi personat e maskuar e kanë vërejtur këtë kanë ikur në drejtim të panjohur. Tentimi për vjedhje i punësuari e ka lajmëruar në polici në orën 4:00.

Janë marrë të gjitha masat për zbardhjen e rastit. /Telegrafi/