LAJMI I FUNDIT:

Ten Hag dhe Henry në garë për të marrë drejtimin e kombëtares së madhe evropiane

Ten Hag dhe Henry në garë për të marrë drejtimin e kombëtares së madhe evropiane

Ish-trajneri i Manchester United, Erik ten Hag dhe legjenda e Arsenalit, Thierry Henry, janë shfaqur si objektiva për të njëjtën punë menaxheriale.

Ten Hag është pa punë pas shkarkimit të tij nga United vitin e kaluar, ndërsa Henry gjithashtu nuk është kontraktuar pasi udhëhoqi Francën drejt një medalje argjendi në Lojërat Olimpike 2024.

Holandezi u shkarkua pas një sërë rezultatesh të këqija dhe u lirua nga detyra tetorin e kaluar, ndërsa sa i përket Henryt, ai nënshkroi një marrëveshje dyvjeçare për të menaxhuar ekipin e Francës U-21, por dha dorëheqjen nga pozicioni i tij pas Lojërave Olimpike të Parisit verën e kaluar.


“Fitimi i medaljes së argjendtë në Lojërat Olimpike për vendin tim do të mbetet një nga krenaritë më të mëdha të jetës sime. I jam tepër mirënjohës federatës, lojtarëve, stafit dhe mbështetësve që më lejuan të jetoj një përvojë magjike”, deklaroi Henry.

Por, Ten Hag dhe Henry mund të kthehen në menaxhim, me të dy emrat që shfaqen si opsione për kombëtaren e Belgjikës.

Sipas faqes sportive Joueurs Belges, drejtuesit e Federatës së Futbollit të Belgjikës po ‘shtyjnë’ emërimin e Henryt, i cili ishte ndihmës trajner i kombëtares së tyre gjatë Kupës së Botës 2018 dhe 2022.

Ikona e Arsenalit, 47 vjeç, filloi karrierën e tij si menaxher me AS Monaco përpara se të merrte drejtimin e skuadrës së MLS, Montreal Impact.

Dy punët e tij të fundit menaxheriale janë zhvilluar në arenën ndërkombëtare, me Belgjikën që shpreson ta sigurojë atë si trajnerin e tyre të ardhshëm.

Ndërkohë, Ten Hag ka qenë i lidhur më parë me një klub të Ligës së Kampionëve, duke mos drejtuar asnjëherë një ekip kombëtar në karrierën e tij menaxheriale.

Holandezi e bëri emrin e tij te Ajaxi para se të punësohej nga United.

Mark Van Bommel, i cili ka drejtuar PSV Eindhoven, Ëolfsburg dhe Royal Antëerp, është gjithashtu në kuadër.

Sipas raportit, vendimi për menaxherin e ri të kombëtares belge pritet të merret në fund të muajit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori