LAJMI I FUNDIT:

Tema në Met Gala 2023 do të jetë për stilistin e ndjerë, Karl Lagerfeld

Tema në Met Gala 2023 do të jetë për stilistin e ndjerë, Karl Lagerfeld

Vogue zbuloi të premten se tema e Met Gala 2023 do të jetë për të ndjerin Karl Lagerfeld.

Do t’i bëhet një homazh gati katër vjet pas vdekjes së tij nga kanceri pankreatik në moshën 85-vjeçare.

Ekspozita, e quajtur “Karl Lagerfeld: A Line of Beauty”, do të eksplorojë karrierën e stilistit të shquar, e cila u shtri nga viti 1954 deri në 2019 në shumë marka të modës së lartë, duke përfshirë Balmain, Chloe, Fendi e Chanel.


Karl Lagerfeld (Foto: Getty Images)

Përveç përfshirjes së madhe në ngjarjen me temë Chanel 2015, Lagerfeld ishte pjesëmarrës në Met Gala gjatë viteve, pasi ai ishte mik i ngushtë me kryeredaktoren e Vogue, Anna Wintour, dhe një nga emrat më të lavdëruar të industrisë.

Lamtumirë Karl Lagerfeld! Bota e modës, përgjithmonë me ty
Lexo po ashtu Lamtumirë Karl Lagerfeld! Bota e modës, përgjithmonë me ty

“Karl nuk lodhej kurrë duke më thënë se moda nuk i përkiste një muzeu”, tha për Vogue kuratori përgjegjës i Institutit të Kostumeve, Wendy Yu, Andrew Bolton.

Lagerfeld dhe Anna Wintour ishin miqtë më të ngushtë për shumë dekada (Foto: Getty Images)

Në këtë frymë, Bolton tha se nuk do të mbledhë një retrospektivë tradicionale për ekspozitën muzeale për të cilën festohet gala, por përkundrazi do të fokusohet në prirjen e Lagerfeldit për skica dhe vizatime.

Të 150 pamjet e përzgjedhura do të shoqërohen me skicat e tyre origjinale.

Chanel do të shërbejë si “sponsor kryesor” i ekspozitës ndërsa “mbështetja e madhe” do të jepet nga marka e modës Fendi dhe Karl Lagerfeld dhe Conde Nast do të “shtojë fonde shtesë”. /Telegrafi/

Lagerfeld dhe Anna Wintour ishin miqtë më të ngushtë për shumë dekada (Foto: Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë
“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

Magazina
“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

Magazina
Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Magazina
Aktori që imiton Vserlon në “Portokalli” hyn në Big Brother - reagimet nuk duhet humbur

Aktori që imiton Vserlon në “Portokalli” hyn në Big Brother - reagimet nuk duhet humbur

Magazina
Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Magazina
Kalo në kategori