LAJMI I FUNDIT:

Teknologjia, shpresë për prodhuesit e makinave

Teknologjia, shpresë për prodhuesit e makinave

Tre prodhuesit e mëdhenj amerikanë të automobilëve- Chrysler, Ford dhe General Motors janë tronditur nga rëniet e mëdha të shitjeve, më të mëdhatë në dekada. Por në panairin e sivjetshëm të automobilëve amerikanë, ka shenja se teknologjia e re elektrike mund të shënojë një kthesë për auto-industrinë amerikane.

Përpjekja e GM për të korrigjuar gabimet doli në pah në panairin e makinave me Chevrolet Volt. Kjo do të jetë një makinë që do të bëjë qindra kilometra me një ngarkesë dhe e përballueshme financiarisht për pjesën dërrmuese të popullsisë.

Ndërkohë që teknologjia pas baterisë që ushqen makinën është ende nën studim, GM planifikon ta hedhë makinën në treg në nëntor 2010. Henderson thotë se e ardhmja e kompanisë varet nga suskesi i Volt-it.

“Është një avancim në fushën teknologjike, kur flitet për imazhin dhe reputacionin tonë, dhe, me kalimin e kohës, për aftësitë tona në përdorimin afatgjatë të kësaj teknologjie tek automobilët.


Për transformimin e automobilëve, GM gjithashtu planifikon të krijojë më shumë vende pune. Megjithëse negociatat me ligjvënësit e Michiganit vazhdojnë, GM do të ndërtojë fabrikën e baterive po aty. Një lëvizje e mirëpritur për qindra ish punonjës që kërkojnë të rikthehen në punë.

Por konkurruesit e GM nuk janë shumë prapa. Chrysler pret t’i shtojë flotës së tij një makinë elektrike deri në vitin 2010. Kurse FORD planifikon të ketë një veturë elektrike gati për treg në 2011./woa/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids

"Pastrimi" paralajmëron procedimin e borxheve tek përmbaruesit, pagesa e faturave deri më 6 shtator

Ekonomi
Kalo në kategori