LAJMI I FUNDIT:

TEB lëshon në treg kartelën unike Starcard

TEB lëshon në treg kartelën unike Starcard

TEB ka njoftuar se të mërkurën ka lëshuar në treg kartelën e re të quajtur Starcard e cila ofron pagesë me këste pa kamatë në më shumë se 250 pika shitëse në tërë Kosovën.

Në një komunikatë të lëshuar për shtyp thuhet, se “TEB -BNP Paribas Joint Venture” ofron një program të ri, model që ofron përfitim për konsumatorin si dhe shitësin e produkteve dhe bankën.

“Përveç kësaj për çdo blerje përdoruesi i kartelës përfiton së paku 1 % bonus i cili mund të përdoret për blerje të tjera me starcard aty për aty. Starcard ofron financim falas deri ne 45 ditë, gjithashtu përdoruesit e kartelës mund të vazhdojnë kredinë duke paguar pagesën minimale prej 15%”.

Në po të nijetin njoftim thuhet, se kartela mund të përdoret për blerje me këste të produkteve të përdorimit të gjerë siç janë veshmbathjet, telefonat mobil, gomat e automobilit si dhe për gjëra me vlerë më të madhe siç është teknologjia, pajisjet shtëpiake, mobilet dhe shume produkte të tjera. Për monitorimin e përdorimit të këtij produkti banka ju dërgon gjendjes së kartelës tuaj me postë apo me e-mail.


“Ky është edhe një produkt unik që lansohet nga banka jonë që tejkalon produktet e deritashme në treg. Është një datë për tu shënuar në biznesin bankarë të Kosovës”, ka deklaruar Alp Yilmaz, Drejtor Gjeneral i TEB-it, duke shtuar se mburren që mund të të ofrojmë këso shërbime në Kosovë, përderisa jemi pjesë e brendit të mirënjohur turk TEB dhe bankës udhëheqëse në Eurozonë BNP Paribas. /Telegrafi

www.pakamate.com