TEB Sh.A. ka lëshuar në treg gati 5.000 kredit kartela, ka instaluar 600 pika të shitjes, ka lëshuar më shumë se 35 milionë euro kredi, ka hapur 17 degë në tërë Kosovën, dhe ka investuar 15 milionë euro.
TEB Bank ka shënuar sot njëvjetorin e hapjes, e me këtë rast ka shpalosur rezultatet e vitit të kaluar përfshirë këtu edhe lansimin e produkteve unike si dhe shtrirjen në tërë Kosovën.
Drejtori i përgjithshëm i bankës, Alp Yilmaz, ka deklaruar se hapja e kësaj banke në Kosovë ka rritur konkurrencën dhe ka ofruar shërbime të reja për klientët Kosovarë.
“Hapja e TEB Sh. A. në Kosovë ka sjellë më shumë përzgjedhje për klientët bankarë të Kosovës, ka sjellë investime direkte në Kosovë, ka hapur vende të reja të punës, mbi të gjitha ka sjellë në treg produkte dhe shërbime bankare, unike, inovative dhe kreative”.
Ndërkaq sa i përket rezultateve të arritura gjatë vitit 2008 Yilmaz tha se banka e tyre ka shërbyer 24 mijë klientë, ka promovuar mbi 30 produkte, janë bërë banka e tretë në Kosovë që ofron pagesë me kartelë, e po ashtu kanë marrë një pjesë të mirë të tregut të kredit kartelave.
Ndërkaq kryetari i bordit të TEB Bank, Patrick Pitton ka pohuar se bordi është i kënaqur me punën e bankës dhe investimin në Kosovë e po ashtu theksoi tri arsye pse TEB ka investuar këtu e të cilat janë pozita e Kosovës , e ardhmja e tregut si dhe kushtet e mira lokale”.
“Kosova ka një pozitë unike dhe të rëndësishme strategjike në Ballkan dhe është një potencial atraktiv ekonomik për investitorët potencial; Sa i përket të ardhmes së tregut ne konsiderojmë se është mjaft atraktivv dhe me potencial të madh për zgjerim; Ndërkaq sa i përket ares së tretë pra kushteve të mira lokale, si investitor i ri TEB ka pasur një përkrahje të madhe nga BQK-ja”.
Tutje Pittonka ka shtuar se banka do të vazhdojë të zhvillohet dhe të rritet që të arrijë qëllimin që të jetë një nga lojtarët më të mëdhenj në Kosovë.
“TEB Sh. A. është bankë kosovare e themeluar me kapital të bankës TEB. Banka operon në Kosovë që nga 2 Janari 2008. Banka ka punësuar rreth 300 kosovarë në 17 degë, në tërë republikën dhe ka lansuar më shumë se 30 produkte”.
Ndryshe TEB Sh. A. kombinon 82 vjet të përvojës bankare të TEB në Turqi dhe fuqinë ndërkombëtarë të BNP Paribas. TEB, një brend i besueshëm dhe i etabluar bankarë në Turqi është futur në një partneritet strategjik me BNP Paribas në Vitit 2005. BNP Paribas është bankë lidere në Eurozonë, është e pranishme në 85 vende dhe është shpërblyer me çmimin “Banka më e mirë Globale” në vitin 2008 nga revista The Banker Magazine. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia
Lëngjet Relax, produkti shqiptar më i shitur në Itali
Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet
Merret vendimi për uljen e mëditjeve dhe udhëtimeve zyrtare (Dokument)
Bau mik i Tokës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar
Me listën e të nominuarëve tashmë publike: Kush është favoriti për Topin e Artë
Liverpooli tashmë ka gjetur zëvendësuesin e Salah, luan te Real Madridi
“I harxhonte lekët me gra të tjera, veprova në gjaknxehtësi”, dëshmia në polici e 30-vjeçarit që vrau babanë në një fshat të Durrësit
Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?
HISTORIKE: Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë