LAJMI I FUNDIT:

Të shtunën në Prizren është beteja e Dardanëve

Të shtunën në Prizren është beteja e Dardanëve

Kosova të shtunën (nesër) përballet me Danimarkën, në njërën nga sfidat më të rëndësishme në vitet e fundit në basketboll.

Dardanët duhet të fitojnë me 7 pikë dallim ose më shumë për tu kualifikuar në kualifikimet e Eurobasket 2025.

Ky është Rrethi i Tretë Parakualifikues, ku në grup ishte edhe Zvicra, që pësoi katër humbje. Danezët kanë tri fitore, kurse dardanët dy fitore e një humbje. Danimarka fitoi ndeshjen e parë ndaj Kosovës 82:75.


Nga kjo ndeshje do të vendoset kombëtarja e fundit që do të marrë pjesë në kualifikimet për Eurobasket 2025.

32 shtete marrin pjesë, ku më pas 20 prej tyre kalojnë tutje, ndërsa Evropiani pas dy vjetësh do të zhvillohet në Letoni, Poloni, Finlandë dhe Qipro.

Ndeshja Kosovë-Danimarkë zhvillohet më 5 gusht në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, ndërsa biletat kanë filluar të shiten dhe kushtojnë 3 Euro.

Basketbollistët e Kosovës kërkojnë përkrahjen nga tifozët, në këtë ndeshje shumë të rëndësishme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

La Liga
Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Liga e Kampionëve
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Kalo në kategori