LAJMI I FUNDIT:

Të shtunën në Kosovë emisarët për dialogun, Kurti: Serbisë duhet t’i vendosen sanksione, nuk ka normalizim pa siguri

Të shtunën në Kosovë emisarët për dialogun, Kurti: Serbisë duhet t’i vendosen sanksione, nuk ka normalizim pa siguri
Foto: Arkiv

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka komentuar ardhjen e emisarëve evropianë dhe amerikanë në Kosovë, duke thënë se kërkesat dhe ofertat e tyre do t’i mësojë të shtunën, kur pritet të jenë për një vizitë në Kosovë.

Kurti këto komente kryeministri Albin Kurti pas vënies së gurthemelit të çerdhes në Godanc të Shtimes, ku tha se nuk mund të ketë normalizim pa siguri.

“Çka do të kërkojnë e çka do të ofrojnë e marrim vesh nesër. Unë mund të them se nuk mund të kemi normalizim pa siguri dhe siguria e Republikës së Kosovës duhet të jetë prioritet edhe për institucionet e shtetit, por edhe për popullin e shoqërinë, për këtë ne punojnë ditë e natë.


Në dhjetorin e vitit të kaluar i kishim tri javë 16 barrikada në veri. Më 26 ishte një sulm terrorist ku është vrarë heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku. Është jetike për Kosovën, demokracinë por edhe për Ballkanin Perëndimor në përgjithësi që ata që nuk e kanë ditur ose nuk e kanë kuptuar se kush është Serbia dhe Beogradi zyrtar, më në fund duhet ta bëjnë këtë sepse nuk është Kosova që duhet t’i vënë masa ndëshkuese por është Serbia ajo që duhet t’i vendosen sanksionet”, tha ai.

Siç njofton kp, Kurti tha se sa i përket dialogut në Bruksel, ai tha se marrëveshjet nuk është duke i zbatuar Serbia.

“Ne kemi edhe marrëveshjen bazike të 27 shkurtit dhe aneksin e zbatimit të 18 marsit. Ne kemi qenë përherë konstruktiv, kreativ dhe të përkushtuar dhe kurrsesi nuk ka faj apo përgjegjësi në anën tonë pse Kosova dhe Serbia nuk i kanë marrëdhëniet normale.

Marrëveshja bazike e Brukselit nga 27 shkurti e ka në qendër njohjen defacto reciproke dhe sa më parë që zbatohet ajo, do të kemi jo vetëm normalizim demokratik e evropian por edhe siguri për vendin tonë e rajonin”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Kalo në kategori