LAJMI I FUNDIT:

Të reformohet sistemi monetar e financiar

Të reformohet sistemi monetar e financiar

Presidenti rus Dmitrij Medevdev ka propozuar një sërë masash të cilat do të shfrytëzohesh për të reformuar sistemin botëror financiar.

Sipas tij, ekonomia botërore nuk duhet të varet vetëm nga SHBA-të, prandaj paralajmëroi se më 15 nëntor në Samitin që do të mbahet në Uashington, do të propozojë që ekonomia botërore tani e tutje më pak të varet nga dollari amerikan.

Ai këto vlerësime i bëri pas takimit me ekonomistët rus dhe ministrin e Jashtëm Sergej Llavrov.

Megjithatë Medvedev theksoi se do të duhen vite të tëra që të reformohet plotësisht sistemi monetar dhe financiar në botë.