LAJMI I FUNDIT:

Të pastrehët në motel

Të pastrehët në motel

Pesëmbëdhjetë persona të pastrehë nga qyteti Colorado Springs do t’i kalojnë festat e fundvitit në motel, falë një pagese që e ka bërë për ta një grua misterioze.

Zyrtarët e motelit “Express in” ka bërë të ditur se një grua ka paguar 640 dollarë për vendosjen e të pastrehëve në këtë motel gjatë festave të fundvitit, ndërsa është prezantuar si Linda Craft.

Mediat nuk kanë mundur të gjenin asnjë grua me emër të tillë – mirëpo ajo u kishte thënë drejtuesve të këtij moteli se Zoti i kishte thënë t’ua paguante qëndrimin atyre në motel gjatë Krishtlindjes. /Telegrafi/