LAJMI I FUNDIT:

Te Kopallët e Podujevës zëvendësohet komplet rrjeti

Te Kopallët e Podujevës zëvendësohet komplet rrjeti

Mbi 200 konsumatorë të lagjes së njohur te Kopallët e Podujevës kanë energji stabile dhe të sigurt përmes rrjetit të ri që shtrihet përgjatë tërë atij lokacioni. Ata shprehen të jenë mjaft të kënaqur me atë investim

Gafurr Azemi nga Podujeva, nuk është më në ankth mos po preken telat e energjisë elektrike dhe po shkaktojnë ndonjë telashe. Kjo, sepse aty KEDS ka ndërruar komplet rrjetin për 200 konsumatorët e asaj pjese të qytetit, apo për mbi 1000 qytetarë.

“Është bërë punë e mirë. Telat më herët shpeshherë preknin dhe sillnin probleme të vazhdueshme. Tash, gjithçka është rregulluar”, thotë Azemi, teksa merret me konsumatorë në shitoren e tij në pjesën veriore të qytetit. Të kënaqur janë edhe qytetarët tjerë.


Shtyllat e betonit që shtrihen në vijë të drejtë përgjatë lagjes së njohur te Kopallët kanë rritur kualitetin e shërbimeve, sikurse sigurinë e furnizimit dhe atë fizike. Pos kësaj, ky projekt zvogëlon edhe humbjet, çka bën që përfitimet të jenë të shumanshme. “Trafostacioni te Kopallët ishte në gjendje mjaft të rëndë. Këtë gjendje e kishte trashëguar KEDS-i. Duke e parë atë, ne reaguam menjëherë dhe tash rrjeti është në gjendje shumë të mirë”, thotë Nexhat Fazliu, Koordinator i Prishjeve në Podujevë.

Pos kësaj, vetëm në Komunën e Podujevës sivjet kanë përfunduar 10 projekte e disa tjera janë në implementim e sipër. Është duke u punuar si në përforcimin e rrjetit, ashtu edhe në vendosjen e trafostacioneve të reja.

Përfitues janë mijëra qytetarë. Përfundimi i këtyre projekteve rregullon rrjetin energjetik në një nga komunat, ku rrjeti ishte trashëguar në gjendje mjaft të rëndë. Paralelisht më këtë po zvogëlohen edhe humbjet.

Këto investime janë realizim i premtimit të bërë nga KEDS-i se sivjet vetëm në këtë komunë do të investohen mjete në vlerën prej 1.2 milionë eurosh. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Përfundon samiti i sigurisë Adria 2024 – prezantohen risitë e sigurisë dhe mundësitë për rritjen e biznesit

Përfundon samiti i sigurisë Adria 2024 – prezantohen risitë e sigurisë dhe mundësitë për rritjen e biznesit

Ekonomi
Kalo në kategori