LAJMI I FUNDIT:

Te Barcelona vazhdojnë të rikujtojnë momentet më të mira të Messit: E paharrueshme

Te Barcelona vazhdojnë të rikujtojnë momentet më të mira të Messit: E paharrueshme

Lionel Messi është larguar zyrtarisht nga Barcelona pas 21 viteve të kaluara në këtë klub që nga mosha e re.

Argjentinasi doli dje në një konferencë për shtyp ku foli për të gjitha, dëshirën e tij për të vazhduar dhe largimin që nuk e kishte menduar asnjëherë.

Messi ishte pajtuar që të vazhdonte kontratën me Barcelonën duke hequr dorë nga 50 për qind e pagës së tij, por ishte e pamundur një gjë e tillë.


Barcelona nuk pati mundësi ta regjistronte Messin shkaku i pagave të mëdha që ka kaluar limitin e La Ligas.

Te gjiganti katalunas po vazhdojnë të rikujtojnë momentet më të mira të argjentinasit në fanellën e tyre.

Barcelona sapo ka postuar një video të gjatë shtatë minutëshe me momentet më të mira të Leos në fanellën blaugrana.

Në atë video janë golat e asistimet të Messit me fanellën e Barcelonës, si dhe festa në trofetë e fituar.

34-vjeçari ka zhvilluar 778 ndeshje zyrtare me Barcelonën, ku ka shënuar 672 gola derisa ka kontribuar në 305 gola të tjerë duke asistuar.

Kapiteni i deritanishëm i Barcelonës ka fituar plot 35 trofe me gjigantët katalunas.

Messi fitoi 10 herë kampionatin spanjoll La Liga, shtatë herë Kupën e Spanjës, tetë Superkupa spanjolle, katër herë Ligën e Kampionëve, tri superkupa evropiane dhe tri kuba bote për klube. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona e gatshme për të nënshkruar me dy yjet e Gjermanisë

Barcelona e gatshme për të nënshkruar me dy yjet e Gjermanisë

La Liga
Alarmohet Real Madridi, një tjetër yll i madh lëndohet gjatë ndeshjes me kombëtaren e tij

Alarmohet Real Madridi, një tjetër yll i madh lëndohet gjatë ndeshjes me kombëtaren e tij

Përfaqësueset
Kryetari i ‘Dardanëve’ me kritika të mëdha ndaj futbollistëve pas humbjes nga Rumania

Kryetari i ‘Dardanëve’ me kritika të mëdha ndaj futbollistëve pas humbjes nga Rumania

Përfaqësuesja e Kosovës
Driton Kuka pas humbjes së Kosovës: Sportistët tanë e ekipi duhet përkrahur kur janë në ditë të keqe

Driton Kuka pas humbjes së Kosovës: Sportistët tanë e ekipi duhet përkrahur kur janë në ditë të keqe

Përfaqësuesja e Kosovës
“Nuk ishte fillimi që e dëshiruam, sfidat tejkalohen më lehtë bashkë”, kryeministri Kurti me reagim pas humbjes së Kosovës

“Nuk ishte fillimi që e dëshiruam, sfidat tejkalohen më lehtë bashkë”, kryeministri Kurti me reagim pas humbjes së Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori