LAJMI I FUNDIT:

Talat Xhaferi takohet me anëtarët e grupit punues për marrëdhëniet e BE-së me Ballkanin Perëndimor

Talat Xhaferi takohet me anëtarët e grupit punues për marrëdhëniet e BE-së me Ballkanin Perëndimor

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, bashkërisht me nënkryetarët Frosina Tashevska Remenski, Vesel memedi dhe Goran Misovski, koordinatorët e grupeve të deputetëve Tomislav Tuntev, Dragan Danev, Agim Shaqiri, Afrim Gashi dhe Teuta Bilalli, si dhe Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit, Cvetanka Ivanova, realizuan takim me anëtarët e grupit punues përgjegjëse për raportet e Bashkimit Evropian me vendet nga Ballkani Perëndimor, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia dhe Kosova.

Siç kumtojnë nga shërbimi për shtyp i Kuvendit, grupin punues e përbëjnë ekspertë nga secili vend anëtar në BE, që merrem me çështjet e zhvillimit ekonomik të përgjithshëm, procesin e stabilizimit dhe asocimin dhe instrumentin financiar për ndihmë(IPA), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takim, anëtarët e grupit punues u interesuan për ndodhitë aktuale në Kuvend pas mbajtjes së referendumit dhe ishin informuar na kryeparlamentari për debatin e propozimit për ndryshimin të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, me drejtime për ndryshimin dhe plotësimin e Kushtetutës me qëllim zbatimin e marrëveshjes me Greqinë.


Pjesëmarrësit biseduan edhe për dinamikën e zbatimit të proceseve reformuese në fushat e gjyqësisë, sigurisë dhe shërbimeve të zbulimit dhe luftës kundër korrupsionit.

Në takim është përshëndetur përkushtimi e institucioneve të BE-së për perspektivën për zgjerimin e vendeve nga Ballkani Perëndimor, ndërsa anëtarët e grupit punues shprehën gatishmëri për përkrahje të plotë dhe ndihmë në rrugën e mëtutjeshme drejt anëtarësimit të plotë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Kalo në kategori