LAJMI I FUNDIT:

Taksistët kërcënojnë me protesta të mëdha

Taksistët kërcënojnë me protesta të mëdha

Neglizhenca e Komunës së Prishtinës i ka shtyrë kompanitë e taksistëve që kooperojnë në Prishtinë, të dalin para objektit të kësaj të fundit për të shprehur pakënaqësitë e tyre në lidhje me parkingun dhe liçensimin.

Shoqata e Radio Taksive së bashku me Sindikatën e Sektorit Privat të Kosovës, duan nga Kuvendi Komunal i Prishtinës që kërkesat e tyre të zbatohen. Kryetari i sindikatës të sektorit privat, Jusuf Azemi ka thënë se taksistët e kompanive marrin gjoba të panevojshme, pasi sipas tij ata nuk kanë ku të parkohen.

Taksistët kërkojnë nga komuna po ashtu që licencimi i tyre të zgjasë më shumë se gjashtë muaj.


Radio_Taksi

“Kërkesë kryesore është licencimi. Tani e tutje nuk mund të ndodhë për 6 muaj ditë. Kërkesa tjera janë vend parkingjet. Radio Taksit marrin dënime të pa merituar për shkak të neglizhencës së komunës së Prishtinës. Në rregulloren e Radio Taksive është e përcaktuar se Kuvendi Komunal është i obliguar që çdo vendim ta marr në bashkëpunim me Radio Taksitë. Nuk kemi as një kërkesë jashtë ligjore të cilën Kuvendi Komunal i Prishtinës nuk e ka aprovuar, d.m.th po kërkojmë që të gjitha ato dokumente që kanë të bëjnë me Radio Taksitë e Prishtinës t`i fus në zbatim komuna e Prishtinës dhe ne sigurisht do të jemi në rregull me ta”, tha Azemi.

Para komunës sot ishin vendosur rreth 50 vetura të këtyre taksive, dhe nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen taksistët kanë kërcënuar komunën e Prishtinës, me sjelljen e të gjitha veturave që kanë dhe bllokimin komunikacionit përpara komunës.
Kur kërkojnë zbatimin e kërkesave nga komuna, taksistët thonë se janë në rregull me zbatimin e rregulloreve nga ana e tyre.

Drejtor i Shoqatës së Radio Taksive, Gëzim Bambiqi, kërkoi që kjo të bëhet edhe nga komuna.

“Ne kemi filluar që ti zbatojmë kërkesat e komunës…Ke mi hy ne investime shumë të mëdha. Kemi filluar diku 70 % të kompanive veç kemi fillu me vetura të reja, me ngjyrë të bardhë, që është kjo një kosto shumë e lartë, por ne e kemi bërë me qëllim që të bëjmë diçka të mirë për Prishtinën. Kurse nga ana e komunës nuk ka lëvizje diçka , kushtet elementare nuk janë duke i plotësuar” tha Bimbaqi.

Drejtori i Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Prishtinës Genc Bashota, thotë se sot nuk i ka parë të gjithë taksistët në protestë, duke potencuar se mungojnë taksistët individual, që sipas tij përbëjnë gjysmën e tregut.

Bashota, i ka demantuar taksistët rreth kërkesave të tyre, pasi që Bashota thotë se taksistët që kanë protestuar sot nuk i kanë vetëm këto kërkesa.

Megjithatë ai ka potencuar se rregullorja ende nuk është draftuar dhe se ajo nuk do të mund të ndryshohet. “Sa për ta sqaruar opinionin ne jemi duke e punuar rregulloren e cila do të kaloj në kuvend. Ende nuk është draftuar rregullorja në plotësin, ende nuk ka kaluar në kuvend . Ne në ndërkohë kemi pasur edhe biseda me shoqatën e taksistëve për t’i harmonizuar edhe interesat e tyre. Mirëpo kjo sot ka ndodhur në mënyrë ultimative. Këta kërkojnë pak a shumë me monipolizu tregun e taksive. Kërkojnë me rrit numrin e automjeteve për 5 vjet që është jashtë rregullores, kërkojnë mos me i lënë të tjerët me hy në treg dhe disa kërkesa të ngjashme. Sa për informatën e qytetarëve taksitë nuk i paguajnë komunës as një cent. Do të thotë nëse një qytetar nxjerr certifikatën e lindjes, pagunë një euro ndërsa këta I marrin lejet pa i paguar asgjë komunës”, tha Bashota.

Protesta e taksistëve ka zgjatur rreth një orë dhe ka përfunduar e qetë. Por ata kanë paralajmëruar komunën e Prishtinës se nëse nuk zbatohen kërkesat e tyre, protesta do jetë më ndryshe. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori