Grupi i punës për vetingun në MPB sot duhet ta mbajë takimin e parë. Siç paralajmëroi këtë javë sekretarja shtetërore në MPB, Magdalena Nestorovska, takimin duhet ta hapë ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Grupi i punës deri më 1 tetor duhet të përgatisë propozim plan i cili do të parashtrohet në Qeveri për miratim.
Në Sesionin e gjashtë të Grupit të punës IV me temë “Vetingu si masë për realizim të integritetit të institucioneve”, që u mbajt të martën, u konstatua se sigurimi i konsensusit mes subjekteve kryesore politike është segmenti kyç për zbatimin e vetingut në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Nga debati doli edhe propozimi se është e domosdoshme të zbatohet analizë e plotë dhe komplekse e gjendjes faktike, nevoja, procedura dhe pasojat nga vetingu në sferën ku ai do të zbatohet. Ekspertët u dakorduan edhe se është me rëndësi që institucionet që planifikojnë të zbatojnë proces të vetingut , të përgatiten në mënyrë kadrovike për t’u përgatitur që t’i zëvendësojnë të punësuarit të cilët nuk do ta kalojnë procesin e vetingut, ndërkaq me qëllim që institucionet ta zbatojnë pa pengesa kompetencën e tyre funksionale.
Përvojë, në sesion ndau Andrea Jaleçova nga Autoritetet nacionale të sigurisë të Sllovakisë, që është institucion i pavarur shtetëror për mbrojtjen e informatave të klasifikuara, formuar në vitin 2001 me qëllim të integrimit të vendit në BE dhe në NATO.
“Institucioni i cili dëshiron të kryejë veting, parashtron kërkesë për personin dhe pëlqimin e tij në mënyrë që të vazhdohet vetingu, sepse, nëse personi nuk dakordohet, nuk mund të bëni kontroll. Hapi i dytë është kërkesa e informatave nga institucionet. Në Sllovaki kemi mundësi për poligraf, ndërsa atë procedurë mund ta kërkojë vetë personi i cili i nënshtrohet vetingut”, informoi Jaleçova.
Informatat e fituara nga vetingu, sqaroi ajo, janë të klasifikuara dhe fshehtësi e rreptë në arkivat e Autoriteteve nacionale të sigurisë. Në Sllovaki vetingun e kanë kaluar prokurorë, ushtarë profesionistë, policë, të punësuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rasti i policit që u hodh nga lartësia e pallatit, reagon ministri i Brendshëm
Rrahmani: Ka Peja burra e gra që dinë me mbrojtë familjen, me e mbrojtë pragun e shtëpisë, me e mbrojtë të ardhmen e fëmijëve të tyre
“Kapja politike e KPM-së”, flet Demolli-Nimani nga Lëvizja Fol
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake
“E kanë atë kafen si lëng gështenjash”, Rama, emigrantëve: Gjermania është bërë e vështirë për ata vetë, jo më për ne!
Kurti në Prizren ofron mbështetje për bizneset
Një i mitur sulmohet seksualisht nga një burrë në Deçan, arrestohet i dyshuari
Arrestohet një ruse në Merdar, tentoi ta korruptojë policin me 50 euro për të hyrë pa vizë
Zjarri përfshiu pullazin e një ndërtese në Ferizaj, evakuohen banorët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë
Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Përse Jamie Foxx nuk është martuar kurrë dhe cilat kanë qenë të dashurat e tij?
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake