OBRM-PDUKM-ja, e paqartë nëse do të pranojë një takim liderësh, propozim të cilin një ditë më parë e dha kryeministri Zoran Zaev. Nga partia e Mickoskit nuk pranojnë të përgjigjen prerë nëse kreu i tyre është i gatshëm të ulet në tavolinë me liderët e partive të tjera për të diskutuar çështjet aktuale për të cilat partitë kanë përplasje.
“A ka ftesë për takim liderësh? Ftesë për takim liderësh drejtuar OBRM-PDUKM-së nuk ka, nuk është caktuar. Në këtë moment është e nevojshme që Zoran Zaev të përgjigjet para Prokurorisë Publike për shumë vepra të qeverisë. Në këtë moment Maqedonisë i nevojitet ripërtëritje e cila do të vendosë rregull për shumë çështje të cilat i ka hapur ky pushtet i Zaevit”, deklaroi Naum Stoilkovski, zëdhënës i OBRM-PDUKM-së.
Përveç ndryshimeve eventuale në legjislaturën zgjedhore, tema diskutimi në takimin e liderëve, sipas kryeministrit Zaev mund të jetë edhe Ligji për regjistrimin e popullsisë si dhe Ligji për Prokurorinë Publike. Ai tha se është e rëndësishme që takimit të mbahet sa më shpejtë.
“Duhet të ulemi dhe ta realizojmë sepse unë dhe Mickoski por dhe të gjithë të tjerët thamë se pas zgjedhjeve presidenciale, meqë nuk do të ketë zgjedhje për një vit e gjysmë deri në zgjedhjet e ardhshme, duhet të ulemi dhe të vendosim. Këtu do të diskutojmë edhe për modelin zgjedhor”, tha Zoran Zaev.
Opozita maqedonase kundërshton propozim/ligjin për regjistrimin e popullsisë duke e konsideruar si jashtë standardeve të EUROSTAT-it kurse grupet e punës mes partive nuk arrijnë të gjejnë zgjidhje të pranueshme për Ligjin për Prokurorinë Publike dhe të ardhmen e Prokurorisë Speciale. Pas publikimit të bisedave telefonike të kryeministrit Zaev me komikët rus, opozita, përfshirë edhe atë shqiptare, riktheu kërkesën për zgjedhje të parakohshme parlamentare./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

12.000 vreshtarëve nga RMV, u janë paguar rreth pesë milionë euro subvencione

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë