Shanset për t’u arritur një marrëveshje me 18 gusht mes të Kosovës dhe Serbisë, po shihen të pakta nga opinionistët Kosovar dhe ata serb. Madje ata paralajmërojnë se mund të ketë një situatë të ngjashme sikurse ajo e 31 korrikut, kur veriu ishte barrikaduar nga strukturat ilegale.
Me shumë interes po pritet takimi i 18 gushtit në Bruksel, në mes Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit serb, Aleksandar Vuciq.
Përshkallëzimi i tensioneve në veri të Kosovës në ditën e fundit të korrikut, shkaku i vendimeve të Qeverisë së Kosovës, për targat dhe dokumente identifikimi, sipas Agon Maliqit mund të ndodh prapë në shtator.
“Secila palë e ka problem tërheqjen nga pozicionet dhe vendimet e tyre, vendimi i Kosovës për reciprocitet dhe ato qëndrimet e Vuçiqit, i cili do ta shihte si dobësi pranimin e çfarëdo imponimi të tillë prej Kosovës. Më duket që po shkojmë drejt njëfarë ndeshjeje në shtator me pasoja të paparashikueshme dhe kjo është diçka në të cilën dyshoj që takimi në Bruksel mund ta zgjidh”, ka thënë Agon Maliqi, Opinionist.
Ndërkohë analisti serb Dushan Janjiq, nga takimi i javës së ardhshme nuk pret asnjë rezultat.
Edhe Janjiq, mendon se në fillim të shtatorit, mund të ketë tensione të ngjashme në veri të Kosovës.
“Ky takim në mes të Kryeministrit Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq nuk pres që të prodhojë ndonjë rezultat pozitiv dhe arrihet të ndonjë kompromisi për t’u zbatuar vendimet e qeverisë së Kosovës në komunat veriore, shpresoj të jem gabim mirëpo situate siç është tash në Serbi dhe në të njëjtën kohë edhe në Mitrovicën e Veriut, nuk është aspak e mirë dhe nuk mendoj se me një takim në Bruksel mund të zgjedhet ky problem”, ka sqaruar Dushan Janjiq, Analist.
Për Azem Vllasin, krejt këtë situatë e zgjedh vetëm njohja reciproke mes dyja vendeve.
“Nuk pres asgjë dhe nuk besoj që do të ketë ndonjë rezultat, përveç vlerësimeve të njëjta që shprehen në opinion, sepse Vuçiqit nuk I ngutet në dialog dhe ati I konvenon të shkaktoj kaos, dhe unë mendoj se zgjedhja e konfliktit mund të zgjedh vetëm njohja reciproke”, ka thënë Azem Vllasi, Ish-politikan.
Deri më tani nuk është bërë e ditur agjenda e diskutimit në këtë takim.
Mirëpo, përveç diskutimit për situatën e krijuar në veri të Kosovës, për analistët temë diskutimi pritet të jetë edhe krijimi i asociacionit të Komunave me shumicë serbe, si kërkesë nga shteti serb.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare