LAJMI I FUNDIT:

Takimi i nivelit të lartë të APEC-ut këshillohet për krizën financiare

Takimi i nivelit të lartë të APEC-ut këshillohet për krizën financiare

Kryetarët e shteteve dhe të qeverive të hapësirës ekonomike aziatiko-paqësore (APEC) janë duke u këshilluar në takimin e nivelit të lartë që po mbahet në Peru për zbutjen e krizës financiare botërore.

Presidenti kinez, Hu Jintao kërkoi që të merren shpejt masa efektive për të bllokuar përhapjen e krizës.

Në konferencën e APEC-ut në Peru merr pjesë edhe presidenti amerikan GeorgeBush. Kjo do të jetë vizita e fundit e tij jashtë Amërikës, si president.

Në APEC marrin pjesë 21 vendet që lagen nga Oqeani Paqësor, ndër të cilat SHBA, Rusia, Kina dhe Japonia. /dw/