LAJMI I FUNDIT:

Takimi i 2 majit, Kosova mes konstruktivitetit dhe dyshimeve ndaj Vuçiqit

Takimi i 2 majit, Kosova mes konstruktivitetit dhe dyshimeve ndaj Vuçiqit

Bashkimi Evropian ka konfirmuar agjendën e takimit të së martës mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit. Të zhdukurit gjatë luftës dhe Asociacioni janë të parët në agjendë, ndërsa është lënë e hapur mundësia që të diskutohet edhe për çështjet aktuale politike. Njohës të procesit të dialogut thonë se Kosova duhet të jetë konstruktive në takim, në mënyrë që mos të shihet si palë bllokuese e dialogut.

Marrëveshjen që e arritën në këtë takim, liderët Albin Kurti e Aleksandar Vuçiq do ta diskutojnë të martën në Bruksel.

E, katër ditë para këtij takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë, Bashkimi Evropian ka konfirmuar agjendën diskutimeve.


Çështja e parë në rendin e ditës do të jetë miratimi i Deklaratës për Personat e Zhdukur gjatë luftës, kurse më pas do të prezantohet drafti i parë i statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Por, nuk dihet se çfarë ndikimi mund të kenë zhvillimet e kësaj jave në Strasburg, ku Serbia votoi kundër shqyrtimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Ky veprim u vlerësua si shkelje e marrëveshjes së Ohrit nga ana e Serbisë.

Mirëpo, profesori i së drejtës ndërkombëtare, Besfort Rrecaj vlerëson se Kosova nuk duhet të merret shumë me këtë çështje në takimin e 2 majit.

“Unë pres që pala kosovare mos ta problematizojë shumë çështjen e votës kundër të Serbisë në Këshillin e Evropës për anëtarësimin e Kosovës, për arsye se gjërat nuk janë bardh e zi, diplomacia është shumë komplekse dhe ne duhet të lexojmë më shumë përtej asaj që na paraqitet neve prima facie. Është e vërtetë që marrëveshja kërkon mos ta pengojë, mirëpo kjo puna e pengimit lë interpretime të ndryshme”, deklaroi Besfort Rrecaj për RTV Dukagjinin.

Kosova, sipas profesorit Rrecaj, duhet të jetë e kujdesshme në mënyrë që të mos shihet si palë bllokuese në sytë e bashkësisë ndërkombëtare.

Studiuesi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Akri Çipa ka thënë se Kosova ka arsye të jetë skeptike, por sipas tij është e rëndësishme që të vazhdohet me konstruktivitet.

 “Në radhë të parë Kosova ka arsye të jetë skeptike jashtëzakonisht shumë skeptike në raport me qasjen që do të ketë tash më 2 maj z. Vuçiq dhe në pretendimin që do të ngreh ai në tavolinën e diskutimit në Bruksel. Është e rëndësishme që të vazhdohet të këmbëngulet te një qëndrim konstruktiv nga ana e Kosovës, në mënyrë që mos të marrë përsipër barrën e pengimit të dialogut sikurse është edhe objektivi kryesor i Serbisë që paraqes Kosovën si palë destruktive”.

 Përveç dy temave të para në rendin e ditës, në takimin e së martës Kurti dhe Vuçiq pritet të diskutojnë edhe çështjet aktuale që BE-ja i vlerëson me rëndësi politike.

Në trend Lajme

Më shumë
Veliu: Abdixhiku e shkeli statutin e partisë,

Veliu: Abdixhiku e shkeli statutin e partisë, "nuk ka qare pa tregu se çka ka me mua, rezultati është dështim"

Politikë
Canaj: Më pengoi shumë, dëgjova se askush nga familja Jashari nuk ishte në varrimin e babait të Thaçit

Canaj: Më pengoi shumë, dëgjova se askush nga familja Jashari nuk ishte në varrimin e babait të Thaçit

Lajme
Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Lajme
E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

Kronikë e Zezë
Gjenerali shqiptar: Aleanca ushtarake Kosovë – Shqipëri – Kroaci, mesazh i qartë për Serbinë

Gjenerali shqiptar: Aleanca ushtarake Kosovë – Shqipëri – Kroaci, mesazh i qartë për Serbinë

Lajme
Ekstradohet nga Spanja ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha

Ekstradohet nga Spanja ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha

Lajme
Kalo në kategori