LAJMI I FUNDIT:

Tajvani “trazon” aeroplanët pasi Kina bën “inkursionin më të madh në zonën e mbrojtjes ajrore” të këtij vendi, që nga janari

Tajvani “trazon” aeroplanët pasi Kina bën “inkursionin më të madh në zonën e mbrojtjes ajrore” të këtij vendi, që nga janari

Nga Tajvani thonë se ata kanë ngritur në fluturim aeroplanët e tyre luftarakë në mënyrë paralajmëruese ndaj 30 aeroplanëve të cilët u dërguan nga Kina në zonën e tyre të mbrojtjes ajrore.

Incidenti ajror i ditës së hënë ishte incidenti më i madh që nga janari i këtij viti.

Ky incident ndodhi disa ditë pas deklaratave të presidentit amerikan Joe Biden, i cili e paralajmëroi Kinën se çfarë do të ndodhë nëse ata pushtojnë ishullin.


Gjatë ditës së hënë, kur edhe ndodhi incidenti, një zyrtar amerikan udhëtoi në Tajvan për të diskutuar me liderët shtetërorë në lidhje me sigurinë e vendit, përcjell Telegrafi.

Kina intensifikoi misionet ajrore gjatë muajve të fundit, për të cilat ata deklaruan se janë vetëm stërvitje ushtarake.

Këto lëvizje kanë nervozuar Tajvanin dhe kanë ngritur edhe më shumë tensionet në atë rajon.

Kinezët nga ana e tyre e shohin Tajvanin si një provincë e cila u shkëput nga ta, provincë për të cilën thonë se në qoftë se duhet do t’a rimarrin edhe me forcë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Evropa
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Bosnja
Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

Evropa
Kalo në kategori