LAJMI I FUNDIT:

Tajvani për herë të parë konverton monedhën kineze

Tajvani për herë  të parë konverton monedhën kineze

Taivani autorizoi bankat të konvertojnë valutën kineze për herë të parë pas 50 vjetësh, me qëllim përmirësimin e marrëdhënieve me Pekinin.

Më shumë se 1000 degë të 14 bankave taivaneze dhe dhjetëra supermarkete, hotele janë autorizuar të konvertojnë monedhën kineze, yen dhe maksimumi i konvertimit do të jetë 20.000 yen për çdo operacion.

Kursi i këmbimit do të jetë praktik për personat që udhëtojnë nga Taivani në Kin. Yen mund të këmbehej që nga tetori i 2005 vetëm në Kinmer dhe Matsu, dy ishuj taivanezë të izoluar prej provincës së Fujian në juglindje të Kinës.

Thirrjet për zbutjen e kontrollit për këmbimet valutore janë bërë më prezente me qëllim që shkëmbimit tregtar dhe udhëtimit midis Kinës dhe Taivanit, të cilat janë rivale që nga ndarja e tyre në 1949, në fund të luftës civile.


Por marrëdhëniet kanë filluar të ngrohen që nga marrja e presidencës nga Ma Ying-Jeou, i cili është munduar të afrojë Kinën komuniste.

Të dy palët duhet të lejojnë që nga e premtja fluturime të ndërsjellta çdo vikend, gjë e cila do të trefishojë numrin e turistëve kineze që vizitojnë taivanin.

Industria turistike e Tajvanit mund të fitojë dy miliardë dollarë amerikan për një vit sipas ekspertëve. Kina është tashmë tregu më i madh i eksportit për Taivanin dhe destinacioni i parë për investimet jashtë vendit. /Telegrafi/