LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Serbia po e zvarritë çështjen e Kodit Telefonik

Tahiri: Serbia po e zvarritë çështjen e Kodit Telefonik

Aplikimi i Austrisë në emër të Kosovës për kodin telefonik, i paraparë të bëhej në nëntor të këtij viti, është shtyrë deri më 1 janar 2016.

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri thotë se kjo ka ndodhur për shkak të zvarritjes së zbatimit të marrëveshjes nga ana e Serbisë.

Sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel për Telekomin, është paraparë që Austria të aplikonte në emër të Kosovës për kodin telefonik në nëntor të këtij viti. Mirëpo, ky proces është shtyrë deri më 1 janar të vitit 2016, për shkak të zvarritjeve të Serbisë në zbatimin e marrëveshjes.


“Marrëveshja për telekomin ka paraparë që Austria të aplikojë për kodin e Kosovës në muajin nëntor, mirëpo kjo është shtyrë për shkak të vonesave të Serbisë në zbatim”, i ka thënë Expressit Edita Tahiri.

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, i ka thënë Gazetës Express se marrëveshja parasheh që Austria të aplikojë në ITU për kodin telefonik në emër të Kosovës, më
1 janar të vitit 2016 dhe për këtë, Tahiri ka thënë se kanë garanci edhe nga Bashkimi Europian.

“Marrëveshja parasheh që Austria të aplikojë në ITU për kodin telefonik në emër të Kosovës, më 1 janar 2016. Ne i kemi shprehur pakënaqësi BE-së për moszbatim të marrëveshjes nga ana e Serbisë, dhe kemi garanci nga BE-ja që në janar Austria aplikon për Kod në emër të Kosovës.”, ka thënë ajo.

Tahiri ka bërë të ditur se kodi telefonik për Kosovën do të ndahet nga ITU-ja në 15 ditëshin e parë të muajit mars.
Kodi telefonik për Kosovën do të jetë 383, ka konfirmuar Ministrja. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori