LAJMI I FUNDIT:

A do ta jep mandatin Gjorge Ivanovi?

A do ta jep mandatin Gjorge Ivanovi?

Të premten është dita e fundit kur kryetari Gjorge Ivanov duhet ta jep mandatin te shumica parlamentare për të formuar qeverinë e re të vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga ana tjetër, LSDM-ja ende nuk i ka dorëzuar garancat te Ivanovi, i cili këmbëngulë në unitaritetin dhe mosndryshimin e Kushtetutës së vendit. Një pjesë e mediave njoftojnë se mandati do të jepet më së voni këtë të enjte.

Paraprakisht, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, bëri të ditur se pas 19 majit, do të thërret seancë kuvendare për zgjedhjen e qeverisë së re./Telegrafi/