LAJMI I FUNDIT:

Sylejman Selimi po vazhdon trajtimin në QKUK

Sylejman Selimi po vazhdon trajtimin në QKUK

Ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi për shkak të problemeve shëndetësore ka dalë nga burgu dhe po vazhdon trajtimin në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar edhe zyra për informim e QKUK-së, duke mos dhënë detaje tjera rreth gjendjes.


“Zyra për informim QKUK, ju konfirmon se për shkak të problemeve shëndetësore, z. Selimi është i shtrirë në Klinikën e Otorinolaringologjisë”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të QKUK-së.

Selimi ditë më parë është raportuar se ishte ftuar edhe nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Ish-komandanti i UÇK-së ishte dënuar me gjashtë vite burgim për krime lufte. /Telegrafi/