LAJMI I FUNDIT:

Swedmilk do të shesë qumësht në Kosovë

Swedmilk do të shesë qumësht në Kosovë

Kompania Swedmilk-Maqedoni në Prishtinë firmosi marrëveshje me kompaninë kosovare "Nekst" për eksportin e prodhimeve të saj në tregun kosovar. Në bazë të marrëveshjes së firmosur Swedmilk në Kosovë do të eksportojë 500 tonë qumësht.

Drejtori i përgjithshëm i kësaj kompanie Roxher Orkarson ka theksuar se me fillimin e eksportit në tregun kosovar fillon një strategji e re biznesi qëllimi i të cilit është që Swedmilk të bëhet lider i eksportit të qumështit në rajon.

Sipas Oskarsonit kompania ka për qëllim zgjerimin e eksportit edhe në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.