LAJMI I FUNDIT:

Sveçla: Në përgjithësi qytetarët i kanë mirëpritur masat e reja kufizuese

Sveçla: Në përgjithësi qytetarët i kanë mirëpritur masat e reja kufizuese

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla ka folur për situatën e sigurisë në Kosovë pas vendosjes së masave të reja nga qeveria.

Sveçla në RTV Dukagjini thotë se gjatë ditës së parë të implementimit të masave të reja nuk ka pasur ndonjë problem të theksuar.

“Në përgjithësi qytetarët i kanë mirëpritur këto masa dhe Policia e Kosovës është duke i zbatuar ato”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Ushtruesi i detyrës së ministrit të Brendshëm thotë se këto masa do të mbesin në fuqi deri më 4 maj, por shton se në vazhdimësi do të bëhet rivlerësimi i situatës.

“Ne jemi të vetëdijshëm se këto masa nuk janë të lehta, por kemi kapacitete të limituara të objekteve të shëndetësisë dhe kjo mbetet e vetmja mënyrë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës”.

Sveçla thotë se kur ka ardhur kjo qeveri depot e materialeve shëndetësore i kanë gjetur të zbrazura.

“Shumë shtete sot kanë marrë vendime që të mos lejojnë eksportimin e materialeve mjekësore siç janë edhe maskat”.

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Brendshëm thotë se tashmë policët e Kosovës vazhdojnë punën për 12 orë dhe pos pagesave shtesë prej 300 eurove në muaj do të marrin edhe kompensime për shujtat dhe pagesën e rrezikut./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

Kronika e Zezë
Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

Lajme
Kalo në kategori