LAJMI I FUNDIT:

Sveçla: Me dashni për Vetëvendosjen, 14 shkurt 2021

Sveçla: Me dashni për Vetëvendosjen, 14 shkurt 2021

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka shpërndarë Legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës dhe ka caktuar zgjedhjet parlamentare të parakohshme për 14 shkurt.

E, pas vendimit të u.d presidentes në rrjetet sociale tashmë ka filluar fushata zgjedhore. Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla ka shkruar së në datën 14 shkurt do të votohet me dashni për Vetëvendosjen, transmeton Telegrafi.

“Me dashni për Vetëvendosjen. 14 shkurt 2021”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.


Ndryshe, Në njoftimin e Presidencës thuhet se “duke u bazuar në përgjegjësitë kushtetuese dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese Nr. KO-95/20, si dhe pas diskutimit me partitë parlamentare dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, u.d. Presidentja, dr.Vjosa Osmani, ka marrë vendim të shpallë zgjedhjet dhe të caktojë 14 shkurtin 2021 datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të parakohshme”.

Vjosa Osmani shpërndan Kuvendin, më 14 shkurt zgjedhjet parlamentare
Lexo po ashtu Vjosa Osmani shpërndan Kuvendin, më 14 shkurt zgjedhjet parlamentare

Më këtë vendim KQZ-ja është udhëzuar t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës. U.d. Presidentja po ashtu ka nxjerrë Dekret për shpërndarjen e Legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës publikoi sot aktgjykimin e plotë prej 65 faqesh lidhur me zgjedhjen jokushtetuese të Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Avdullah Hoti. Me këtë hapet rruga për caktimin e datës për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga dita e shpalljes së tyre nga presidenti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Drejtësi
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Prokurori Krasniqi: Gjykata ka bazë ligjore ta gjobisë Kurtin

Prokurori Krasniqi: Gjykata ka bazë ligjore ta gjobisë Kurtin

Kurti: S’mund të ketë pajtim me Serbinë, derisa ajo zotohet se do ta përsëriste gjenocidin ndaj Kosovës

Kurti: S’mund të ketë pajtim me Serbinë, derisa ajo zotohet se do ta përsëriste gjenocidin ndaj Kosovës

Kalo në kategori