LAJMI I FUNDIT:

Suspendohet edhe sekretari përhershëm të MTPT-së

Suspendohet edhe sekretari përhershëm të MTPT-së

Pas suspendimit të drejtorit të Shërbimit Doganor të Kosovës (ShDK), rasti i futjes së mauneve me vaj disulfurik në territorin e Kosovës ka çuar edhe tek një suspendim. Muhamet Aliu, sekretar i përhershëm në Ministrinë e Mjedisit dhe Planfikimit Hapësinor (MMPH), të hënën pasdite është suspenduari nga puna për shkak të neglizhencës dhe menaxhimit jo të duhur lidhur me situatën e krijuar me maunet në kompleksin industrial “Trepça”, si dhe për mosmarrjen e veprimeve të duhura ligjore.

Vendimi për suspendimin i Aliut është marrë nga Ministri i MMPH-së, Mahir Jagcilar, bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Vendimet për suspendimin e kreut të doganave dhe sekretarit të përhershëm të MMPH-së vijnë vetëm pak orë pasi Kryeministri Thaçi në një mbledhje të rregullt të qeverisë kishte kritikuar ashpër ministrin e MEF-it dhe atë të MMPH-së për masmarrje të masave adekuate ligjore dhe disiplinore ndaj personave përgjegjës në ShDU dhe MMPH, të cilat kanë bërë lëshime me rastin e importit të materieve të rrezikshme dhe kanë treguar papërgjegjësi ligjore rreth trajtimit të kësaj çështjeje. /Telegrafi/