LAJMI I FUNDIT:

Suspendohen dy menaxherë në PTK, lënda dërgohet në prokurori

Suspendohen dy menaxherë në PTK, lënda dërgohet në prokurori

Emrat e dy menaxherëve janë Visar Krasniqi, djali i Jonuz Krasniqit, ish drejtor në Administratën Tatimore të Kosovës dhe i larguar nga puna po për shkak të të njëjtave dyshime dhe Bekim Abazaj, menaxher i financave që vepron në kuadër në Departamentit të shitjes në PTK.

Dy menaxherët janë suspenduar për shkak të dyshimeve për keqpërdorime financiare.

“Menaxhmenti i PTK dje ka marrë një vendim me të cilën ka suspenduar përkohësisht nga korporata dy zyrtarë të PTK-së. Suspendimi i tyre ka ardhur pas një raporti të brendshëm të një njësie kompetente të PTK-së. Pas këtij raporti dhe një analize interne është marrë vendimi për suspendimin e tyre”, thuhet në njoftimin që ka dërguar korporata.

Sipas po të njejtit njoftim, masa e suspendimit është e përkohshme dhe është marrë në interes të korporatës dhe vlen deri në një vendim pasues të organit kompetent të korporatës, i cili do të pasojë pas procedurës së iniciuar disiplinore.


“Ky vendim nuk do të ketë ndikim në asnjë mënyrë punën e menaxhmentit e as nuk do të ketë kurrfarë ndikimi tek konsumatorët”.

Mësohet se lënda e dy të dyshuarve është dërguar në prokurori për hetimet të mëtutjeshme. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
Mos e humbisni mundësinë e fundit për të fituar një Vespa të re nga Auto Mita

Mos e humbisni mundësinë e fundit për të fituar një Vespa të re nga Auto Mita

Auto Mita
Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center

Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center

Emona Center
​Subvencionimi i efiçiencës për shtëpitë individuale, Ministria del me njoftim për qytetarët

​Subvencionimi i efiçiencës për shtëpitë individuale, Ministria del me njoftim për qytetarët

Ekonomi
A mjafton paga minimale për të përballuar çmimet e larta? Flasin qytetarët e njohës të ekonomisë

A mjafton paga minimale për të përballuar çmimet e larta? Flasin qytetarët e njohës të ekonomisë

Ekonomi
Hapet resorti më i ri në Golem,

Hapet resorti më i ri në Golem, "FAFA Aqua Palace" - Tani e dini se ku t'i kaloni pushimet

Fafa Resort
Kalo në kategori