LAJMI I FUNDIT:

Super-vetura e policisë shkatërrohet në një aksident

Super-vetura e policisë shkatërrohet në një aksident

Super-vetura e policisë italiane, Lamborghini Gallardo, që kushton rreth 165.000 euro, është shkatërruar pas një përplasjeje që ka pasur me një veturë të parkuar, në një pompë të benzinës.

Vetura me motor prej 520 kuajsh fuqi, dhe që arrin shpejtësinë mbi 300 km/h, ishte njëra nga dy sosh të cilat i disponon policia italiane.

Kjo veturë është shkatërruar në aksidentin që ka ngjarë në afërsi të Cremone-s, në Itali, pasi në përpjekje për të shmangur goditjen e një motoçiklisti që dilte nga pompa e benzinës, është përplasur me një veturë të parkuar.

Pjesa e përparme e veturës është shkatërruar tërësisht, por shoferi ka shpëtuar pa lëndime.


Policia italiane është duke shfrytëzuar makinat e Lamborghit që nga vitit 2004, të cilat i shfrytëzon për t’i ndjekur motoçiklistët. /Telegrafi/