Tre javë më parë, kur njohuria për coronavirusin ishte ende në fillimet e saj, një burrë i moshës së mesme nga Hove, East Sussex, udhëtoi për në Singapor për një konferencë shitje.
Një ngjarje, e organizuar nga firma e tij, Servomex, ishte një shans për të mprehur aftësitë e shitjes dhe të rrjetit me kolegë nga vendet e tjera të strehuar në hotele me pesë yje, ku dhomat mund të kushtojnë edhe 1,000 dollarë në natë.
Por një udhëtim i tillë, siç shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi, e ekspozoi biznesmenin e Sussex me coronavirusin Wuhan dhe në ditët pas konferencës besohet se ai e “shpërndau” atë tek të paktën 11 britanikëve, duke shkaktuar shqetësime për rrezikun që paraqesin të ashtuquajturit “super-përhapës”.
Burri i paemëruar, i pari britanik që ka dalë pozitiv për coronavirus, mori pjesë në konferencën e shitjeve nga 20 deri në 22 janar.
Ai ishte në mesin e 94 delegatëve – nga gjithsej 109 – që udhëtuan nga jashtë.
Delegatët e huaj përfshinin edhe një nga Wuhan, qyteti kinez në qendër të shpërthimit.
Dhe pas konferencës, britaniku udhëtoi në vendpushimin e skive franceze të Les Contamines-Montjoie afër Mont Blanc, ku qëndroi me familjen e tij midis 24 dhe 28 Janar.
Ai fluturoi përsëri në Mbretërinë e Bashkuar në një fluturim të ngjeshur të EasyJet nga Gjeneva në Gatwick.
Ende i pavëmendshëm për faktin se ai kishte virusin, i cili ka një periudhë dyjavore të inkubacionit, ai u kthye në shtëpi dhe në mbrëmjen e 1 shkurtit vizitoi një pijetore lokale, The Grenadier, në Hove.
Vetëm pasi u informuan nga organizatorët e konferencës se një delegat tjetër kishte virusin, ai kishte alarmuar autoritetet e shëndetit publik dhe më pas testoi pozitiv, shkruan The Guardian, përcjell Telegrafi.
Siç e dikton edhe protokolli, një analizë filloi për të identifikuar të gjithë ata me të cilët kishte qenë në kontakt për të konstatuar nëse edhe ata ishin infektuar.
Të shtunën, ministri Francez i Shëndetësisë, Agnès Buzyn, tha që pesë shtetas britanikë, përfshirë një fëmijë nëntë vjeç, ishin testuar pozitivisht për coronavirusin.
Ata kishin qëndruar në një shtëpi në Les Contamines-Montjoie, të cilën e kishte vizituar biznesmeni nga Hove.
Ndërsa të dielën, dolën më shumë raste të lidhura me biznesmenin.
Autoritetet e Shëndetit Publik në Angli kanë thënë që një pacient tjetër në Mbretërinë e Bashkuar ishte testuar pozitiv pasi virusi ishte transferuar në Francë nga një tjetër rast i konfirmuar tashmë në Mbretërinë e Bashkuar.
U njoftua se një burrë britanik që jetonte në Mallorca, i cili kishte qenë në Les Contamines-Montjoie me familjen e tij deri më 29 janar, gjithashtu ishte testuar pozitiv.
Lidhur me këto, Dr. Andrew Freedman, një ekspert i sëmundjeve infektive në Universitetin Cardiff, tha: “Kjo nuk është befasuese, por duket se rasti ka kaluar infeksionin në një numër të kontakteve jashtëzakonisht të mëdha. Si i tillë, ai mund të cilësohet një super-përhapës”.
Bëhet e ditur se biznesmeni nga Hove është në një njësi izolimi në spitalin St Thomas në Londër, pasi ishte transferuar nga Brighton të enjten.
Ata që janë potencialisht të rrezikuar përfshijnë pasagjerë që ishin ulur pranë tij në fluturimin EZS8481 nga Gjeneva për në Gatwick më 28 janar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Amerikanët mund t’u lënë evropianëve komandën në NATO – këtë të drejt ekskluzive e kanë që nga viti 1951

“Jemi në rrugën e duhur”, thotë Trump pas telefonatës “shumë të mirë” me Zelenskyn

Një stuhi e fuqishme pluhuri përfshiu New Mexico – shikueshmëri e dobët dhe përplasje të shumta makinash – madje edhe zjarre në disa vende

Pasi u zbulua se e kishin shfrytëzuar kundër studentëve, Daçiq shfaq armën sonike ‘që shkakton panik’

Kaos në rrugët e Stambollit pas arrestimit të kryetarit të këtij qyteti

'Makthi' i Rusisë janë dy armët më të mira të artilerisë së Ukrainës - të cilat i janë 'dhuruar' nga dy shtete evropiane

Francezët do të marrin manuale mbijetese, Macron: Dua që të jemi gati

“Jemi në rrugën e duhur”, thotë Trump pas telefonatës “shumë të mirë” me Zelenskyn

Imamoglu me video-adresim për arrestimin e tij: Jemi përballë një dhune të madhe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Veliu: Abdixhiku e shkeli statutin e partisë, "nuk ka qare pa tregu se çka ka me mua, rezultati është dështim"

Canaj: Më pengoi shumë, dëgjova se askush nga familja Jashari nuk ishte në varrimin e babait të Thaçit

Pse Izraeli e bombardoi sërish Gazën dhe çfarë do të ndodhë me armëpushimin?

Courtois është rikthyer te Belgjika, por situata ka dalë jashtë kontrollit: Portieri thotë se nuk e di çfarë flet Casteels

Raportimet e mediave aluduan për dikë tjetër, Xheneta zbulon vet të dashurin e saj të ri me një fotografi nga Dubai?

Real Madridi do ta shes Vinciusin, me një kusht – ka dy emra në listë për ta zëvendësuar brazilianin