LAJMI I FUNDIT:

Sulmuesi Sava Gardasevic nënshkruan me Llapin

Sulmuesi Sava Gardasevic nënshkruan me Llapin
(Foto: K.F. Llapi)

Klubi futbollistik Llapi ka arritur t’i sigurojë shërbimet e qendërsulmuesit me përvojë, Sava Gardasevic.

Ditën e sotme (e martë), sulmuesi nga Podgorica ka nënshkruar kontratë që do ta mbajë atë pjesë të Llapit në edicionin e ardhshëm dhe me opsion të rinovimit edhe për një edicion tjetër.

27-vjeçari ka një karrierë të mirë pas vetës duke numëruar kështu mbi 109 ndeshje për skuadrat nga Mali i Zi.


Karrierën e tij si futbollist, Gardasevic e ka filluar tek Buducnost Podgorica, ndërsa është paraqitur edhe për skuadrat tjera nga Mali i Zi si: FK Mornar Bar, FK Decic Tuzi e së fundmi tek Kom Podgorica, ku në 52 paraqitje arriti të realizoj 16 gola.

Vlen të cekët se tashmë sulmuesi i Llapit ka qenë edhe reprezentues i Malit të Zi për grupmoshën U19.

“Sava Gardasevic menjëherë pas nënshkrimit të kontratës me Llapin është vënë nën urdhrat e trajnerit, Tahir Batatina, i cili shpreson se ai do të jetë formula e shënimit të golave për edicionin e ri të Superligës”, thuhet në njoftimin e klubit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kalo në kategori