LAJMI I FUNDIT:

Sulmohet ekipi e KEK-ut dhe RTK-së

Sulmohet ekipi e KEK-ut dhe RTK-së

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar se edhe të premten ka vazhduar procesin e shkyçjes së borxhlinjve në tërë territorin e Kosovës, proçes ky që ka mbështetjen e fuqishme të Qeverisë së Kosovës.

Por pavarësisht përkrahjes së fuqishme, procesi ka hasur në disa probleme.

“Konsumatori Hotel Nazi në Slivovë edhe pas shkyçjes së dytë është rikyçur ilegalisht në rrjetin elektrik. KEK-u në orët e pasditës sërish ka dërguar ekipet e shkyçjes për të bërë shkyçjen e tretë të konsumatorit”.

KEK-u ka njoftuar se në kohën kur ka filluar procesi i shkyçjes, ekipet e KEK-ut janë sulmuar nga pronarë të hotelit në fjalë.


“Procesin e shkyçjes e kanë përcjellë edhe një ekip televiziv e Radio Televizionit të Kosovës. Kameramani i televizionit është sulmuar fizikisht nga keqbërësit, ndërsa ekipit i janë shkaktuar edhe dëme në aparatet teknike”.

Në njoftimin zyrtar të KEK-ut po ashtu thuhet se procesi i shkyçjes së këtij konsumatori është duke u bërë përsëri nga stafi i KEK-ut në bashkëpunim me SHPK-në.

“Borxhi i këtij konsumatori është mbi 24 mijë euro. I njëjti do të gjobitet sërish për rikyçje ilegale në rrjetin elektrik”. /Telegrafi/