LAJMI I FUNDIT:

Suedia regjistron nëntorin më vdekjeprurës në një shekull

Suedia regjistron nëntorin më vdekjeprurës në një shekull

Suedia regjistroi më shumë vdekje muajin e kaluar se në çdo nëntor tjetër në më shumë se 100 vjet, ka raportuar agjencia kombëtare e statistikave e Suedisë.

Sipas Statistikave të Suedisë, nëntori i këtij viti ka shënuar më shumti vdekje, që do të thotë se u regjistruan më shumë vdekje nga të gjitha shkaqet sesa mesatarja historike për muajin gjatë pesë viteve të fundit.

Në total, u regjistruan 8,088 vdekje, që është 10 për qind më shumë se mesatarja pesë-vjeçare prej 7,383, shkruan thelocal.se.


“Ky është numri më i lartë i vdekjeve të regjistruara në nëntor që nga viti 1918, që është viti kur shpërtheu gripi spanjoll”, tha Tomas Johansson, një demograf në SCB.

Numri më i lartë i të vdekurve u regjistrua më 15 nëntor, kur 292 njerëz vdiqën. Por më shumë vdekje u regjistruan çdo ditë të vetme midis 12 nëntorit dhe 27 nëntorit sesa në çdo ditë nëntori që nga viti 2015.

Vdekshmëria e tepërt në valën e dytë ka mbetur deri më tani megjithatë nën atë që është parë në pranverë midis 29 mars dhe 1 maj, kur të paktën 300 njerëz vdisnin çdo ditë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA publikon atë që po vlerësohet si

NASA publikon atë që po vlerësohet si "pamja më e qartë e Marsit ndonjëherë"

Botë
Ukraina godet 'qendrën ruse të naftës' ndërsa Zelensky thotë se lufta po hyn në 'fazë vendimtare'

Ukraina godet 'qendrën ruse të naftës' ndërsa Zelensky thotë se lufta po hyn në 'fazë vendimtare'

Botë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Zbulohet shuma rekord e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Izraelin që nga fillimi i luftës në Gaza

Zbulohet shuma rekord e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Izraelin që nga fillimi i luftës në Gaza

Botë
Lituania thotë se ka kapur furnizime ushtarake që ishin nisur për në Rusi dhe i ka dërguar në Ukrainë

Lituania thotë se ka kapur furnizime ushtarake që ishin nisur për në Rusi dhe i ka dërguar në Ukrainë

Botë

"Viti i vuajtjeve": Rrëfimi i palestinezëve të rraskapitur, një vit pas fillimit të luftës së Izraelit në Gaza

Botë
Kalo në kategori